Lajme
Banka zvicerane njofton rritjen e numrit të milionerëve në botë
Pavarësisht luftës në Ukrainë dhe inflacionit të përhapur në mbarë botën, banka e respektuar zvicerane Credit Suisse parashikon se numri i milionerëve në botë do të rritet ndjeshëm në pesë vjetët e ardhshme.
Vlerësohet se deri në vitin 2026 do të ketë 87.5 milionë njerëz në botë që do të kenë pak më pak se një milion euro ose një milion dollarë në llogarinë e tyre bankare, raporton Yahoo Finance.
Në raportin e bankës zvicerane thuhet se në vitin 2021 në botë kishte 62.5 milionë milionerë, me pohimin se numri i milionerëve do të vazhdojë të rritet, veçanërisht në ekonomitë në rritje dhe më së shumti në Kinë.
Numri më i madh i milionerëve mund të pritej në SHBA, me një rritje të numrit të milionerëve me pak më pak se tre milionë, me numrin total të tyre rreth 27.5 milionë deri në vitin 2026.
Në vendin e dytë dhe të tretë renditen Kina dhe Japonia me rreth 4.8 milionë milionerë, të ndjekura nga Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Kanadaja, Australia, Italia dhe Koreja e Jugut.
Një raport i Credit Suisse vlerëson se numri i milionerëve në Indi, Hong Kong dhe Afrikë do të dyfishohet.
E-Diaspora
-
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem Ambasada e Kosovës në Pragë sjell një mbrëmje artistike në kuadër të Muajit të Gjuhës dhe... -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali -
Suedi
Në Stokholm promovohet libri “Zogj të harruar dhe tregime të tjera” në shënim të Epopesë së UÇK-së -
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas -
Nxënësit e Shkollës Shqipe e madhështojnë Akademinë solemne për Adem Demaçin
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore












