Lajme
Banka Qendrore Evropiane, e gatshme të rrisë ndërhyrjen antikrizë
Një shtyllë e reagimit monetar ndaj tronditjes pandemike, Banka Qendrore Europiane, pritet të forcojë të enjten ndërhyrjen e saj për të mbështetur ekonominë në zonën e euros, ku plani i stimulit fiskal të të 27-ve vazhdon të vonohet.
Në takimin e tij të fundit dhe të shumëpritur të vitit, institucioni kryesuar nga Christine Lagarde do të zbulojë rikalibrimin e instrumenteve të tij, i premtuar në tetor, raporton AFP, përcjell Albinfo.ch.
Ai do të bazohet në parashikime të reja makroekonomike, të rishikuara ndoshta në rënie, ndërsa kriza shëndetësore vazhdon dhe në pritje të shpërndarjes së vaksinave të para.
Që nga fillimi i pandemisë, BQE ka luajtur një rol kryesor duke blerë masivisht borxhet e lëshuara nga qeveritë europiane për të qetësuar tregjet financiare dhe për të lejuar shtetet të marrin hua me kosto të ulët.
Programi i saj i pandemisë emergjente (PEPP), i nisur në mars dhe me vlerë 1,3 trilionë euro, ishte instrumenti kryesor i kësaj mbështetje.
Ekonomistët presin që Këshilli Drejtues të vendosë rritjen e këtij program të blerjes së borxhit privat dhe publik me të paktën 500 miliardë euro dhe ta zgjasë atë përtej qershorit 2021, deri të paktën në dhjetor.
E-Diaspora
-
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera Bëhet e ditur se më shumë se 9 mijë e 800 pako të supozuara me fletëvotime... -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin -
KQZ nis vlerësimin e rreth 13 mijë votave të diasporës -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit
Jeta në Austri
-
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, në kuadër të festës së 28... -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri










