Lajme
Banka e Shqipërisë: 56 milionë euro më shumë në rezervën valutore më 2021
Banka e Shqipërisë parashikon të rrisë me mbi 56 milionë euro rezervën valutore gjatë vitit 2021.
Gjatë këtij viti janë planifikuar të zhvillohen 14 ankande për shitjen e bonove të thesarit me shuma rreth 4 deri 6 milionë euro në secilin ankand. Në total, shuma e parashikuar për t’u blerë arrin midis 56 deri 84 milionë eurove, raporton atsh, përcjell Albinfo.ch.
Sipas kalendarit të publikuar nga Banka e Shqipërisë, ankandi i parë për blerjen e valutës në tregun e brendshëm valutor pritet të zhvillohet më datë 19 shkurt 2021.
Në fund të muajit nëntor, rezerva valutore e Bankës së Shqipërisë kishte vlerën e 3.87 miliardë eurove.
Rezerva valutore përbëhet nga obligacione dhe në depozita dhe në rezerva ari.
Ajo përdoret nga shteti shqiptar për nevoja emergjente që mund të ketë ekonomia për valutë të huaj, por, edhe si instrument rregullues në kursin e këmbimit për ruajtjen e stabilitetit të çmimeve dhe stabilitetit financiar.
E-Diaspora
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin
Jeta në Austri
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë










