Lajme
Banesa u jepet vetëm personave me gjuhë amtare gjermanishten
Shpallja: “Si qiradhënës unë kërkoj një person të gjinisë mashkullore, të pamartuar dhe me gjuhë amtare gjermanishten”

Një studim i realizuar vitin e kaluar dhe i publikuar këtë vit, kishte ardhur në përfundimin se në Zvicër, aplikuesit për të marrë një banesë të shpallur të lirë kanë shumë më pak shanse nëse janë me emra të huaj. Për këtë kishte shkruar edhe albinfo.ch. Edhe pse një gjendje e tillë ishte faktuar, ajo megjithatë ishte në kufirin gri të diskriminimit.
Ndërsa një shpallje e publikuar së fundi në homegate për një banesë të lirë, e bën diskriminimin fare transparent. Personi që e ka bërë shpalljen, ka shkruar si vijon: “Si qiradhënës unë kërkoj një person të gjinisë mashkullore, të pamartuar dhe me gjuhë amtare gjermanishten”. Po ashtu edhe mosha 35-50 vjeçare dhe moskonsumimi i duhanit nga ana e qiradhënësit potencial ka qenë si kushte në këtë rast, shkruan gazeta Sonntagsblick.
Teksti i shpalljes problematike
Por fjalia ku kërkohet që gjuha amtare të jetë kushti për të fituar banesën, ka zemëruar zviceranen me prejardhje serbe, Jana Petrovic, e cila ka njoftuar gazetën për këtë shpallje. Ajo ka thënë se me gjithë faktin se ka një gjendje të mirë fnanciare së bashku me të shoqin dhe kanë një fëmijë, nuk po arrin të gjejë banesë në Cyrih. Dhe kjo ka të bëjë me mbiemrin, shprehet e bindur ajo.
Shoqata e Qiradhënësve të Zvicrës ka kritikuar ashpër shpalljen në fjalë, transmeton albinfo.ch. “Kjo e vërteton studimin, i cili ka treguar se të huajt janë të diskriminuar në kërkimin e banesave”, ka thënë sekrtarja e përgjithshme, Natalie Imboden. Diskriminimi vjen më shumë në mënyrë indirekte, duke e vënë gjermanishten si gjuhë amtare kriter për dhënien e banesës. “Kështu, të huajt ky kriter i përjashton, po ashtu edhe zviceranët që flasin frengjishten ose italishten”.
Shtrohet pyetja nëse kjo shpallje përbën shkelje të normës mbi racizmin të të drejtës penale, përcjell albinfo.ch. “Nëse do të ishte kështu, kjo do të kishte sigurisht vetëm pasoja penale për shpallësin. Ndërsa nga kjo nuk do të ridhte e drejta për përjashtimin e një kontrate të qirasë”.
Homegate, platforma ku është publikuar kjo shpallje, e dënon tekstin në fjalë, duke e quajtur si një rast “në zonën gri” të drejtësisë. Formulimet e tilla nuk janë të dëshirueshme. Por, për shkak të mungesës së resurseve, platforma nuk është në gjendje të kontrollojë pasazhet e tëra të teksteve që publikon, transmeton albinfo.ch.
“Në pesë vjetët e fundit, Homegate njeh vetëm tri raste shpalljesh me përmbajtje diskriminuese ose raciste”, ka thënë një zëdhënëse e platformës.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Vjenë: Mbi 190 profesionistë shqipfolës nga e gjithë Evropa në eventin e Illyrian Brains Një mbrëmje ekskluzive organizuar nga IllyrianBrains Vienna....
-
Ulen dënimet e kosovarëve të akuzuar për skllavërim të grave: Mungojnë faktet
-
Konflikt mes shqiptarëve në Itali, vritet me thikë 35-vjeçari
-
Autoshkollë e re në Winterthur, flasin edhe shqip!
-
Kënga “Mora fjalë’ jehon në sheshin e Mynhen-it
Jeta në Austri
-
Vjenë: Mbi 190 profesionistë shqipfolës nga e gjithë Evropa në eventin e Illyrian Brains Një mbrëmje ekskluzive organizuar nga IllyrianBrains Vienna....
-
Hetimi për aksidentin ajror në Graz në 2024 i kalon Zvicrës
-
Austri: Nxënësi 15-vjeçar pranon se ka dërguar kërcënime për bomba në tre shkolla
-
Pas Zvicrës edhe Austria i reagon Gjermanisë për kontrollet kufitare
-
Austri: Përfitimet e familjes dhe të fëmijëve të ngrira deri në vitin 2027