Tematike
Banda serbe “Pink Panter” gjykohet për vrasjen e kryebashkiakut zviceran
Përveç grabitjeve në bizhuteritë dhe dyqanet e orëve, ata akuzohen se kanë vrarë kryetarin e komunës Metzerlen, Ivo Borer

Një holandez 41 dhe një serb 44 vjeçar po qëndrojnë që nga e hëna në bankën e zezë të Gjykatës penale Dorneck-Thierstein të Soloturnit ku po akuzohen për vrasje dhe grabitje.
Përveç grabitjeve në bizhuteritë dhe dyqanet e orëve, ata akuzohen se kanë vrarë kryetarin e komunës Metzerlen-Mariastein (Solothurn). Ivo Borer, 71 vjeç, në një grabitje të kryer njëmbëdhjetë vjet më parë, shkruan 20minuten.ch.
Prokurori Raphael Stüdi në fjalën e tij ka thënë se një informatë anonime telefonike kishte dhënë njoftimin e parë se të dyshuarit ishin anëtarë të bandës së njohur Pink Panther, një rrjet ndërkombëtar hajdutësh, transmeton albinfo.ch. Ky supozim është konfirmuar ndërkohë, gjatë viteve.
Dëshmi për fajësinë e serbit ishte prova e ADN-së e gjetur në shall në vendin e krimit. Përveç kësaj, një dëshmi tjetër ishte lloji i pazakontë i lidhësit kabllor që i akuzuari ka përdorur edhe në grabitje të tjera. Për më tepër edhe prova e një dëshmitari e ka identifikuar atë si autor të krimit.
Si motiv për krimin në Metzerlen ishte paraja, ka thënë prokurori: Një i njohur i gruas së Borerit kishte “përhapur informacionin” se nga kryetari i bashkisë “mund të merreshin një milion franga”, transmeton albinfo.ch. Kur urdhërdhënësi 67 vjeçar serb i bandës kishte mësuar për këtë, ai kishte rekrutuar dy të akuzuarit. Për prokurorin është e qartë se holandezi (44) ishte i përfshirë në grabitje dhe vrasje. Nga njëra anë, ai ishte përfshirë në sulmet e mëparshme bashkë me serbët, dhe nga ana tjetër këtë përfshirje e thekson edhe më shumë dëshmia e dëshmitarëve dhe një çertifikatë e falsifikuar e mjekut si një përpjekje për alibi.
Raporti flet për dy objekte me të cilat autorët kanë goditur kryetarin e bashkisë në të njëjtën kohë. “Borer nuk kishte asnjë shans”, thotë Stüdi. Grabitësit ishin “të paskrupullt dhe jashtëzakonisht të pamëshirshëm” në veprimet e tyre, përcjell albinfo.ch. Ata e kishin lënë kryetarin e bashkisë të pafuqishëm, në gjakun e tij.
Avokati kërkon pafajësinë dhe 200 mijë franga kompensim!
Sulmi ndaj një dyqani argjendarësh në Wettingen në shkurt të të njëjtit vit mund t’u atribuohet të dy të akuzuarve. Ndërsa një sulm ndaj qendrës tregtare Tivoli në Spreitenbach u ngarkohet vetëm holandezëve.
Zyra e prokurorit publik e Solothurnit ka kërkuar dënim me 20 vjet burg për serbin dhe holandezin, për vrasje dhe grabitje. Urdhërdhënësi 67-vjeçar serb akuzohet për grabitje të kualifikuar dhe thuhet se është prapa hekurave për 13 vjet e dy muaj. Kroati (45) i përfshirë në sulmin në Tivoli pritet të marrë 20 muaj burgim.
Avokati mbrojtës i holandezit kërkon një pafajësi për klientin e tij: Dëshmitari tek i cili mbështetet zyra e prokurorit publik, sipas tij është “i pabesueshëm”. Për më tepër, klienti i tij duhet të marrë kompensim prej 200,000 CHF.
Procesi do të vazhdojë të mërkurën ndërsa vendimi do të pasojë në mes të qershorit. Deri në dëni,in e plotfuqishëm, zbatohet prezumimi i pafajësisë.
Të ngjashme
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Vjedhje me thyerje në Rüti ZH: Arrestohet një kosovar I arrestuari, një 41-vjeçar kosovar, ngarkohet me dyshimin për vjedhje me thyerje. Kërkimi për të arratisurin...
-
Korriku, muaji më i suksesshëm ndonjëherë për Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës
-
Këln: Endrit Smaili paraqet punim shkencor në Kongresin Ndërkombëtar të Papirologjisë
-
Kulturë dhe miqësi: Austriakët vizitojnë Kosovën
-
Një orë pritje në dalje të pikës Mërdarë
Jeta në Austri
-
Austria nga alarmin për rrezik nga zjarret në pyje në disa rajone Ministria e Bujqësisë në Austri ka paralajmëruar për rrezik të shtuar nga zjarret në pyje, pavarësisht...
-
Regjistrimet e makinave në Austri u rritën me 31.6% në muajin korrik
-
Austri: Nuk do të ketë kompensim për dëmet në tunelin Schmitten
-
Austri: Restorantet limitojnë kohën e qëndrimit të klientëve
-
Austri: Ministri Karner synon kufizim maksimal të ribashkimit familjar për azilkërkuesit