Lajme
“Banda e policëve” po terrorizon Shqipërinë
Persona të veshur si policë ose ushtarë, ” deri më tani ka zhvilluar 6 aksione vjedhjesh dhe rrëmbimesh gjithandej territorit të Shqipërisë
Qytetarët e Shqipërisë kanë mbetur të tmerruar nga disa vjedhje spektakolare dhe vrasje që po i kryen një bandë e veshur me rroba të policisë. E quajtur si “Banda e Policisë” deri më tani ka zhvilluar 6 aksione vjedhjesh dhe rrëmbimesh gjithandej territorit të Shqipërisë, që këta “policë” i kanë kryer.
Të veshur si policë ishin personat që grabitën Gazmend Çollakun dhe Enver Stafukën, fati i të cilit ende nuk dihet, raporton albeu.
40-vjeçari Gazmend Çollaku, u mor peng më 6 janar qytetin e Durrësit dhe një ditë më pas është gjetur i vdekur dhe i lidhur me këmbë e duar në afërsi të fshatit Murqin të Krujës. Stafuka ende nuk është gjetur.
Po ashtu me uniforma policie ishin edhe personat që grabitën një makinë me para teksa automjeti po ikte në drejtim të Rinasit. Kjo vjedhje ishte sikurse në filmat aksion, pasi që u vodh automjeti i bankës nën përcjellje të disa policëve privat.
Forcat policore kanë hedhur dyshime se bëhet fjalë për të njëjtën bandë kriminale të përfshirë në ngjarje të rënda të ndryshme. Ndërkohë akoma nuk janë gjetur personat që vranë 3 dhe plagosën 8 të tjerë në Kërrabë të Elbasanit. Kjo ishte vrasja më e rëndë dhe më makabër e stilit mafioz që ngjau periudhën e fundit në Shqipëri.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












