Të tjera
“Ballkani do zhytet në luftë”, paralajmërojnë diplomatë perëndimorë
Nëse ka një njeri që është përgjegjës për përkeqësimin e stabilitetit në Bosnje Hercegovinë, dhe që mund të ketë një efekt përhapës, ai është Milorad Dodik.
“Nëse tregohemi sërish të lëkundur, Ballkani do të zhytet sërish në luftë!”, paralajmëroi ish-shefi i diplomacisë britanike, William Hague, dhe fill pas alarmit të tij, kryeministri britanik Boris Johnson emëroi shefin e “Air Marshall”, Sër Stuart Peach si të dërguarin e vet për Ballkanin Perëndimor, shkruan National Interest.
Johnson argumenton se “rajoni po përjeton kërcënimin më të madh ndaj stabilitetit dhe sigurisë së tij në më shumë se 2 dekada. Ne kemi përgjegjësinë të bëjmë gjithçka që mundemi, për të ruajtur arritjet që kemi pasur falë paqes dhe dialogut, dhe nuk mund të lejojmë asnjë rikthim tek dhuna dhe ndarjet e të shkuarës”, është shprehur ai.
Luftërat në Ballkan shpërthejnë tradicionalisht në pranverë ose verë, ndërsa tensionet politike i paraprijnë që disa muaj përpara.
Këtë vit, thuhet në shkrim, vjeshta zakonisht e ftohtë, u karakterizua nga tensione të nxehta dhe deklarata luftë-ndjellëse që kapërcejnë edhe për standardet ballkanike.
Nëse ka një njeri që është përgjegjës për përkeqësimin e stabilitetit në Bosnje Hercegovinë, dhe që mund të ketë një efekt përhapës, ai është Milorad Dodik.
Ultra-nacionalisti i zjarrtë serb, që mban postin e anëtarit të presidencës trepalëshe të vendit, ka dominuar tituj kryesorë të lajmeve gjatë dekadës së fundit, sepse po punon hapur për shkatërrimin dhe copëzimin e vendit të tij.
Nëse perëndimi përpiqet të ndërhyjë, Dodik tha se do të thërrasë për ndihmë miqtë e tij, duke iu referuar Serbisë e Rusisë qe e sheh ballkanin si pikën e dobët të BE-së, vazhdon artikulli, pasi rajoni mbetet pjesë e rëndësishme e Europës e ndan kufij me disa vende të BE-së dhe NATO-s, por ende nuk është integruar plotësisht në këto struktura.
E-Diaspora
-
Pikat kufitare: Pritje jo më të gjata se 20 minuta për të dalë nga Kosova Qendra Kombëtar për Menaxhim Kufitar, i ka publikuar të dhënat më të reja në pikat kufitare.... -
Chair Airline nis fluturimet direkte Vlorë-Cyrih -
Votat e diasporës i sigurojnë VV-së edhe një mandat, PDK humb një deputet -
Ngjarja tragjike në Crans-Montana, nuk raportohet për shqiptarë të prekur -
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja











