Ballkanasit, shfrytëzuesit më të mëdhenj të ndihmave sociale
Nga ky regjion gjatë vitit 2009 ndihma sociale kanë marrë 15287 persona, që i bie se përbëjnë 15% të numrit total
Një studim i realizuar nga Enti Federal për Statistikë, i publikuar nga gazeta “Der Sonntag” ka arritur në të dhëna interesante lidhur me përqindjen e të huajve që jetojnë nga ndihmat sociale. Siç ka konstatuar ky studim, te disa komunitete përqindja e shfrytzuesve të ndihmave sociale mbërrin madje në mbi 50 për qind! Në këtë grup prijnë Somalia, Guineja Bisao dhe Jemeni.
Ndërsa komunitetet që janë më të përfaqësuara në mesin e shfrytëzuesve të ndihmave sociale, (në radhë të parë për shkak të madhësisë së tyre si komunitete) janë ato të Serbisë, të Kosovës dhe të Malit të Zi. Nga këto tri vende, të cilat statistika ende i sheh bashkë (!) gjatë vitit 2009 ndihma sociale kanë marrë 15287 persona, që i bie se përbëjnë 15% të numrit total të shfrytëzuesve të ndihmave sociale në Zvicër ose çdo i shtati në këtë numër.
Pas Ballkanit e dyta vjen Turqia me 11160 persona ndërsa e treta Italia me 8671 persona që marrin ndihma sociale.
Për krahasim: në mesin e popullatës zvicerane përqindja e shfrytëzuesve të ndihmave sociale është 2%. Të huajt, të marrë në tërësi përbëjnë 45 % të përfituesve nga ndihmat sociale ose sa dyfishi i përfaqësimit të tyre në popullatën zvicerane (rreth 22%).
Ekspertët e vlerësojnë këtë diskrepancë në mes të zviceranëve dhe (disa grupeve të) të huajve si pasojë e numrit të madh të fëmijëve që kanë familjet e huaja krahasuar me ato zvicerane dhe të nivelin të ulët arsimor të këtyre familjeve.
E-Diaspora
-
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së Ceremonia e diplomimit u mbajt në Akademinë e FBI-së në Quantico, Virxhinia, Shtetet e Bashkuara të... -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë









