Integrimi
Balidemaj synon Parlamentin e Oberbayernit
Deli Balidemaj si qytetar i Gjermanisë në zgjedhjet e 15 shtatorit pret votën e shqiptarëve për t’u zgjedhur deputet në Parlamentin e Oberbayernit. Ai thotë se do të angazhohet për të drejta e shqiptarëve
Deli Balidemaj me prejardhje nga Mali i Zi, tashmë edhe zyrtarisht është kandidat i Partisë së Gjelbërve për deputet në Parlamentin e Oberbayernit. Ai po e kërkon votën e atyre shqiptarëve që kanë shtetësi gjermane që ta votojnë atë për Parlament, në mënyrë që ai ligjërish të kujdeset për ta.
Oberbayerni është Krahinë e Bayernit, në të cilën jetojnë rreth pesë milionë banorë.
Gjatë një bisede për “Zërin”, Balidemaj thotë se votën për të, do të mund ta japin të gjithë qytetarët që kanë shtetësinë gjermane dhe të cilët e kanë lajmëruar banimin në Oberbayern.
“Bayerni kërkon nga qytetarët nga Kosova qe të heqin dorë nga shtetësia e Kosovës apo ajo e Serbisë, gjë që është një absurditet. Në këtë drejtim jam duke bashkëpunuar me politikanë të të gjitha niveleve që ta ndryshojmë këtë ligj”, deklaron ai.
Balidemaj thotë se qëllimi i tij është që duke u zgjedhur përfaqësues i shqiptarëve t’ua mundësojë atyre që të bëhen pjesë e vendimmarrjes.
“Partia ime ku unë jam i kandiduar ka interes të posaçëm për disa tema, si arsimin, shëndetësinë, politikën e jashtme, integrimin e të tjera. Që të mos mbetemi si qytetarë të rendit të dytë apo të tretë, pra të jemi pjesë e sistemit dhe të njoftohemi për të gjitha rrjedhat që janë vendimtare për kualitetin e jetës në këtë vend”, thotë Balidemaj, sipas të cilit, zgjedhjet do të mbahen më 15 shtator.
Në degën e Partisë së të Gjelbërve, shqiptari nga Mali i Zi, është anëtar i kryesisë.
“Unë jam në disa kontakte me shërbimet profesionale për migracion dhe integrime ku punojnë këshilltarë shqiptarë. Me disa prej tyre kam kontaktuar dhe më kanë dhënë përkrahje, për çka iu falënderohem përzemërsisht”.
“Janë disa shqiptarë që më kanë shoqëruar edhe në fushatë dhe si miq, shokë, përkrahës të partisë në emër të së cilës unë kandidoj. Deri më tani kjo është përkrahja e komunitetit tim”, thekson ai.
Balidemaj shprehet i bindur se pasi të fitojë, përkatësisht të bëhet deputet i Partisë së Gjelbërve në Parlamentin e Oberbayernit do t’ia arrijë që të bëjë shumë për komunitetin shqiptar që jeton në Oberbayern
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja













