Kosova
Bajraktari ia “terron” pamjen Daçiqit në Uashington
“Kur pashë se pranë këshilltarit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Herbert Raymond ishte ulur shqiptarin nga Kosova, Ylber Bajraktarin, më janë ndalur dritat...”, shkruan Daçiq
Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq ka pranuar se ka mbetur i ‘shtangur” kur në Uashington ka takuar një shqiptar të Kosovës me ndikim të madh në administratën amerikane. Gjatë vizitës se tij të fundit në SHBA, Daçiq ishte takuar me këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Herbert Raymond McMaster, por diçka ndryshe kishte ndodhur në takim.
“U takova në Uashington me këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Herbert Raymond McMaster. Me gjithë respektin, por kur pashë se pranë tij kishte ulur shefin e tij të kabinetit, shqiptarin nga Kosova, Ylber Bajraktarin, i cili erdhi tek unë dhe tha se ai ishte nga Kosova, për një moment më janë ndalur dritat dhe pastaj e kuptova se çdo gjë ishte e qartë”, tha Daçiq.
“Wes Mitchell, ndihmëssekretari i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Evroaziatike, më tha se është më mirë të mos flas asgjë për Kosovën gjatë takimit”, tha Daçiq, shkruan Fmmimages, transmeton Klan Kosova. Vëllezërit Ylli (majtas) dhe Ylber (djathtas) Bajraktari jashtë Pentagonit, ku punojnë në politikën e jashtme dhe sigurinë kombëtare për dy zyrtarët kryesorë të Departamentit të Mbrojtjes.
Ndryshe në SHBA ekziston një komunitet shumë i fuqishëm i shqiptarëve që kanë emigruar qysh në shekullin 19 e më pastaj edhe në shekullin e kaluar. Emigrant nga Shqipëria ka qene edhe ish-shefi i CIA-s, George Tenet.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026












