Lajme
BAG raporton 2770 infeksione të reja në 4 ditët e fundit
Gjatë katër ditëve të festës janë regjistruar 13 raste të reja të vdekjeve. Mesatarja 7 ditore është 27 për qind më pak se në javën e kaluar
Zyra Federale e Shëndetit Publik ka raportuar 2770 raste të reja këtë pasdite që kishin rezultuar pozitive për koronavirusin në 4 ditët e fundit. Ky raportim i bërë sot, e martë, vjen pas 4 ditë pushimi për festën e Rrshajve, gjatë të cilave nuk bëhet publikimi i testimeve.
Mesatarja e 7 ditëve të fundit është 1042 ose 7 për qind më pak se në javën e kaluar, shkruan srf.ch.
Incidenca 14-ditore aktualisht është 159.29 ndërsa shkalla mesatare pozitive 7 ditore është 4.2 për qind.
Krahasuar me javën e kaluar, norma pozitive është ulur për 1 pikë të përqindjes.
Numri i testeimeve në 7 ditët e fundit është 28,536 teste në ditë ose 9 për qind krahasuar me javën e mëparshme.
BAG raporton 13 raste të reja të vdekjeve, transmeton albinfo.ch. Mesatarja 7 ditore është 3 të vdekur, ose 27 për qind më pak se në javën e kaluar.
Aktualisht BAG raporton 639 persona që janë duke u trajtuar në spitale për Covid-19. Kjo është 8 për qind më pak se në javën e kaluar.
Shtretërit e kujdesit intensiv të certifikuar në spitalet zvicerane aktualisht janë të zëna 74.0 për qind. Përfshirë shtretërit ad-hoc, niveli i shfrytëzimit është 70.0 për qind, përcjell albinfo.ch. Nga këta, 18 për qind janë të zënë nga të sëmurët nga Covid 19.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese










