Lajme
BAG përmirëson gabimin e vet: Nuk ka karantinë në mënyrë retroaktive
Kushdo që kthehet në Zvicër nga një vend para se qeveria federale ta ketë vendosur atë vend në listën e rrezikut, nuk shkon në karantinë
Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) në një komunikatë të saj specifikon rregullat e karantinës për të kthyerit që ndryshojnë nga ajo që u kumtua dje: Kushdo që kthehet në Zvicër nga një vend para se qeveria federale ta ketë vendosur atë vend në listën e rrezikut, nuk ka pse të paraqitet tek autoritetet. Rrjedhimisht, personat e prekur nga kjo, nuk do të futen në karantinë.
Zyra Federale e ka bërë sot sot këtë sqarim me kërkesë të emisionit “Expresso” kushtuar konusmatorëve, që e temeton radio SRF, përcjell albinfo.ch. Dje në konferencën për media ishte thënë se ata që kthehen nga një vend i cili nuk kishte qenë në listën e rrezikut por ndërkohë ishte futur në atë listë duhej të paraqiteshin dhe më pas autoritetet do të vlerësonin nëse do të karantinohen. Për këtë ka shkruar edhe albinfo.ch.
Ndërkaq, ajo që ende vlen është: Nëse një vend vendoset në listën e karantinës (të rrezikut) gjatë kohës kur një person është atje me pushime, personi në fjalë duhet të vendoset në karantinë pasi të kthehet në Zvicër, transmeton albinfo.ch. Por kjo do të vlerësohet si një pamundësi pune e paqëllimtë dmth personat e prekur nuk bartin përgjegjësi për këtë mungesë në punë. Prandaj sipas rregullit, kjo periudhë papunësie, kompensohet.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë













