Lajme
BAG nuk rekomandon vaksinën e katërt: Pritet rënie e madhe e rasteve në muajt në vijim
Duke filluar nga prilli, shifrat kryesore aktuale të koronës do të komunikohen vetëm një herë në javë. Ato do të shpallen çdo të martë pasdite

Sot u mbajt në Bernë konferenca e radhës për media, e ekspertëve përfaqësuesve të institucioneve shëndetësore.
Në këtë konferencë janë kumtuar disa risi lidhur me rrjedhën aktuale të pandemisë dhe trajtimin e saj, shkruan albinfo.ch.
Para gazetarëve janë paraqitur: Patrick Mathys, Shef i Seksionit të Menaxhimit të Krizave dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar në Zyrën Federale të Shëndetit Publik (BAG), Christoph Berger, kryetar i Komisionit Federal për Vaksinimin (EKIF), Tanja Stadler, kryetare e Task Forcës Kombëtare të Shkencës Covid-19 dhe Rudolf Hauri, Mjek Kantonal i Kantonit të Zug-ut dhe kryetar i Konferencës së Mjekëve Kantonalë (VKS), raporton srf.ch.
Në vazhdim, një përmbledhje e asaj që u tha në këtë konferencë.
Patrick Mathys, (BAG), është shprehur se rreth 10 për qind e popullsisë janë ende bartës të mundshëm të virusit dhe mund të infektojnë të tjerët. “Përgjegjës për infeksionet është kryesisht nënvarianti BA.2”.
Numri i lartë i rasteve: Pavarësisht numrit të lartë aktual të rasteve, mund të pritet një ulje e ndjeshme e infeksioneve në muajt në vijim. Falë nivelit të lartë të imunitetit, tani mund të “tolerohet” numri i madh i rasteve, pa rrezikuar që institucionet shëndetësore të mbingarkohen sërish.
Numrat e rasteve do të publikohen vetëm çdo javë: Mathys ka shpjeguar më tej se, duke filluar nga prilli, shifrat kryesore aktuale të koronës do të komunikohen vetëm një herë në javë. Ato do të shpallen çdo të martë pasdite, transmeton albinfo.ch. Konferenca e sotme për media është gjithashtu e fundit e planifikuar si e rregullt. Në varësi të situatës, aktivitetetë tilla mund të ndodhin edhe në të ardhmen.Kontrollet e ardhshme në bazë të mostrave (të rastit): Mostrat nga njerëz të përzgjedhur duhet të ndihmojnë për të identifikuar çdo variant të ri virusi në kohën e duhur.
Nuk rekomandohet vaksinim i dytë përforcues: BAG dhe Komisioni Federal për Vaksinimin (Ekif) aktualisht nuk rekomandojnë një vaksinim të dytë përforcues kundër koronavirusit – as në përgjithësi dhe as për një grup të veçantë pacientësh.
E-Diaspora
-
Berlin
Arkitektja Dua Ramaxhiku diplomon në Berlin me temën “Kalaja e Mitrovicës” Dua Ramaxhiku diplomon në Berlin me studim për Kalanë e Mitrovicës...
-
Kreshnik Dreshaj nga Peja diplomon në Amerikë
-
Britani
Çifti Bujupi fiton 600 mijë euro në lotarinë britanike: Do ta ndihmoj nënën në Kosovë
-
Orkestra Simfonike e TKOBAP-së mahnit në Festivalin “Respighi Bologna 2025”
-
Bern
Shoqata “Bashkimi” në Bern organizon festë për 28 Nëntorin
Jeta në Austri
-
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 Austria regjistroi 13,032 kërkesa për azil në vitin 2025, një rënie prej 32% krahasuar me të...
-
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese
-
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente
-
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz
-
Rregulla të reja për punonjësit e pavarur në Austri nga viti 2026