Tematike
BAG me rekomandime të reja për fëmijët nën moshën 12 vjeç me simptoma të sëmundjes
BAG: Gjetjet aktuale tregojnë se fëmijët mund të infektohen nga koronavirusi. Megjithatë, fëmijët nën moshën 12 vjeç kanë më pak rrezik të kenë simptoma dhe ka më pak mundësi të transmetojnë virusin te të tjerët

Fëmijëve nën moshën 12 vjeçare duhet tu mundësohet të ndjekin shkollën dhe institucionet e kujdesit nëse këtë e lejojnë kushtet. Fëmijët e kësaj grupmoshe kanë më pak rrezik të infektohen me koronavirus në këto ambiente sesa në familje.
Rekomandimet tona
Fëmija ka simptoma të sëmundjes pa pasur kontakt të ngushtë me ndonjë person me simptoma Covid-19
a) Fëmija juaj ka simptoma të buta të ftohjes (rrufë, dhimbje fyti, kollë e lehtë). Përndryshe ai është mirë me shëndet:
Fëmija juaj mund të vazhdojë të ndjekë shkollën ose institucionin e kujdesit.
b) Fëmija juaj ka ethe. Përndryshe ai është mirë:
Fëmija juaj duhet të qëndrojë në shtëpi. Atij i lejohet të kthehet në shkollë ose në institucion vetëm pasi të mos ketë pasur ethe për 24 orë.
Nëse ethet zgjasin tri ditë ose më shumë, thirrni pediatrin.
Nëse fëmija juaj përjeton simptoma të tjera, si ankesa gastrointestinale, dhimbje koke, dhimbje trupi, humbje të nuhatjes dhe / ose shijes, atëherë diskutoni procedurën me pediatrin.
c) Fëmija juaj ka një kollë të fortë. Përndryshe ai është mirë:
Fëmija juaj duhet të qëndrojë në shtëpi. Ai mund të kthehet në shkollë ose në institucionin e kujdesit vetëm nëse kolla është përmirësuar ndjeshëm brenda tri ditësh.
Nëse ai qëndron ashtu për më shumë se tri ditë, telefononi pediatrin.
Nëse fëmija juaj përjeton simptoma të tjera, si ankesa gastrointestinale, dhimbje koke, dhimbje trupi, humbje të nuhatjes dhe / ose shijes, atëherë diskutoni procedurën me pediatrin.
d) Fëmija juaj ka ethe ose kollë të rëndë dhe / ose nuk ndihet mirë:
Telefononi pediatrin për të diskutuar se si të procedoni.
Fëmija ka simptoma të sëmundjes duke pasur kontakt të ngushtë me dikë që ka simptoma Covid-19
Personi me të cilin fëmija juaj ka qenë në kontakt të ngushtë është testuar.
a) Rezultati i provës së personit është POZITIV:
Fëmija juaj duhet të qëndrojë në shtëpi. Duhet të jetë në gjendje të testohet. Thirrni pediatrin. Më pas do të merrni informacione se si të procedoni.
b) Rezultati i provës së personit është NEGATIV:
Fëmija juaj lejohet të shkojë përsëri në shkollë ose në institucion përkujdesjeje pasi ai nuk kanë pasur më ethe për 24 orë ose kolla është përmirësuar ndjeshëm.
Fëmijët me simptoma të sëmundjes në një klasë shkollore ose në një grup kujdesi
Nëse tre ose më shumë fëmijë janë të sëmurë në një klasë shkolle ose në një grup kujdesi, autoritetet kantonale do të përcaktojnë se si duhet të veprojnë fëmijët, në konsultim me pediatrit përgjegjës.
E-Diaspora
-
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar Një mjek shqiptar në Kanada ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti me makinë...
-
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës
-
Berlin
Arkitektja Dua Ramaxhiku diplomon në Berlin me temën “Kalaja e Mitrovicës”
-
Kreshnik Dreshaj nga Peja diplomon në Amerikë
-
Britani
Çifti Bujupi fiton 600 mijë euro në lotarinë britanike: Do ta ndihmoj nënën në Kosovë
Jeta në Austri
-
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 Austria regjistroi 13,032 kërkesa për azil në vitin 2025, një rënie prej 32% krahasuar me të...
-
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese
-
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente
-
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz
-
Rregulla të reja për punonjësit e pavarur në Austri nga viti 2026