Lajme
BAG: “Mbi 70 % e rasteve në Zvicër janë variante të reja”
Mbi 70 për qind e rasteve të raportuara të koronës korrespondojnë me variante më ngjitëse, kështu që ato janë mbizotëruese sot
Pas dy javësh stagnimi, numri i rasteve me koronavirus tani ka filluar të rritet përsëri, është shprehur Virginie Masserey, shefe për sëmundjet infektive, në BAG (Zyra Federale e Shëndetit Publik), shkruan srf.ch.
“Situata shënon ngecje ose stagnim edhe sa u përket pranimeve në spital dhe në kujdesin intensiv, por niveli është ende mjaft i lartë, 174 pacientë me Covid-19 janë në kujdes intensiv, që korrespondon me 18 për qind të shtretërve të kujdesit intensiv që janë në dispozicion”, ka shtuar Masserey, transmeton albinfo.ch.
“Numri i viktimave tregon tendencë zvoglimi dhe po ashtu ne nuk kemi më `mbivdekshmëri` në grupmoshën mbi 65 vjeç. Por, variantet e reja, më ngjitëse të virusit vazhdojnë të rriten.
Mbi 70 për qind e rasteve të raportuara të koronës korrespondojnë me variante më ngjitëse, kështu që ato janë mbizotëruese sot “, thotë Masserey.
Por edhe varianti “i vjetër”, javëve të fundit tregon tendenca të lehta rritjeje, u konstatua në konferencën e përmendur për media që u mbajt në Bernë.
E-Diaspora
-
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij Familja e të ndjerit deklaroi se fakti që vdekja e tij ishte plotësisht e shmangshme e... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Austri
-
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik Edhe disa ditë pas aksidentit tragjik në vendin e punës, ku humbën jetën tre kosovarë,... -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve













