Lajme
BAG: Brenda një jave, numri i pacientëve në kujdesin intensiv bie për 26%
BAG raporton 6 raste të reja të vdekjes në javën që shkoi. Mesatarja 7-ditore është 1 vdekje në ditë
Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) ka raportuar sot 6941 raste të reja që rezultuan pozitive me koronavirus gjatë javës së fundit. Kjo e vendos mesataren 7-ditore në 945 ose 22 për qind më pak se në javën e kaluar.
Incidenca 14-ditore aktualisht është 195.62.
BAG raporton 99 pranime të reja në spital, mesatarja 14-ditore e të cilave është 14 në ditë, transmeton albinfo.ch. Aktualisht 312 persona po trajtohen në spital për Covid-19 që është 17 për qind më pak se në javën e kaluar, shkruan srf.ch.
Në terapi intensive tani ndodhen 20 pacientë me Covid-19 në ose 26 për qind më pak krahasuar me javën e kaluar, përcjell albinfo.ch. Shtretërit e kujdesit intensiv në spitalet zvicerane (përfshirë shtretërit ad hoc) janë aktualisht 69 për qind të zënë. 2 për qind e shtretërve të kujdesit intensiv janë të zënë nga pacientët me Covid 19.
BAG raporton 6 raste të reja të vdekjes në javën që shkoi. Mesatarja 7-ditore është 1 vdekje në ditë.
E-Diaspora
-
Duartrokitet shfaqja e filmit “Shame and Money” të Visar Morinës në Amerikë Filmi i Visar Morinës “Shame and Money” pritet me duartrokitje të pandërprera në Sundance Film Festival... -
Hamburg
Promovohet libri “Skënderbeu – Një hero arbëror i Evropës” më 7 shkurt në Hamburg -
Diaspora
Diaspora rrit të ardhurat e Kosovës +4% më shumë në vitin 2025 -
Itali
Brilant Milazimi përfaqëson Kosovën në Bienalen e Venecias 2026 -
Toronto
Shqiptarja nga diaspora drejt Olimpiadës Dimërore 2026 me flamurin kuqezi
Jeta në Austri
-
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro Vjena pret që deficiti buxhetor i vitit 2025 të arrijë në total 2.8 miliardë euro, 1... -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin












