Lajme

BAG: 3886 infeksione të reja me Covid, gjatë 24 orëve

Në 24 orët e fundit, 3886 infeksione të reja me koronavirus janë raportuar në Zyrën Federale të Shëndetit Publik (BAG) nga Zvicra dhe Principata e Lihtenshtajnit, transmeton albinfo.ch.

Numri i analizave të kryera është 37105.

BAG raporton gjithashtu 6 vdekje të reja në lidhje me koronavirusin dhe 35 persona të tjerë u shtruan në spitale, shkak i simptomave të rënduara nga Covid.