Lajme
Baerbock: BE nuk do të financojë islamizimin e Sirisë
Bashkimi Evropian do të monitorojë nga afër procesin politik që zhvillohet në Siri – dhe do të qëndrojë pranë vendit për të parë nëse po shkon drejt një të ardhmeje paqësore dhe të hapur – por nuk do të mbështesë islamizimin e Sirisë, tha dje në mbrëmje ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock.
Baerbock, e cila së bashku me homologun e saj francez Jean-Noël Barrot udhëtoi dje në Siri duke përfaqësuar BE-në, tha për “Tagesthemen” se BE-ja po pret të shohë se çfarë do të ndodh në Siri pas disa vitesh shtypjesh absolute – nën sundimin e Bashar al-Assad, i cili u rrëzua pak më shumë se katër javë më parë.
“Por, sigurisht që ne si Evropë nuk do të jemi financues për islamizimin e një shoqërie”, tha ajo.
Baerbock dhe Barrot u takuan me liderin de fakto të Sirisë Ahmed al-Sharaa gjatë vizitës së tyre.
“Nga njëra anë, ka shpresë për liri pas gjithë këtyre viteve të luftës civile, torturave dhe shtypjes. Nga ana tjetër, shumë vëzhgues janë të shqetësuar se shpresat mund të shuhen për gratë dhe pakicat fetare dhe etnike”, tha Berbock.
“Kjo është adresuar shumë qartë”, tha ajo.
“Në fund të diskutimeve, udhëheqësit e rinj sirianë pranuan prerazi se e kuptonin këtë dhe donin të merrnin në konsideratë çështjen e pjesëmarrjes së grave”, shtoi Baerbock.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











