Lajme
Babai i të dyshuarit për sulmin në Berlin: Djali im u radikalizua, iu shpëla truri nga ISIS
Babai i Abdul Ballout, 21-vjeçarit të dyshuar për sulmin terrorist gjatë Paradës së Krenarisë në Berlin, ka deklaruar se i biri ishte ndikuar nga propaganda e organizatës terroriste Shteti Islamik dhe se kishte pësuar një proces radikalizimi.
Në një intervistë për revistën gjermane Der Spiegel, 64-vjeçari nga Libani tha se kishte komunikuar me djalin e tij vetëm disa orë para ngjarjes tragjike.
“Tha se i mungoja dhe se do të dëshironte të ishte pranë nesh në Liban”, ka rrëfyer babai i të dyshuarit.
Ai ka mohuar çdo afërsi të familjes me ideologjinë e ISIS-it, duke theksuar se ata i përkasin komunitetit shiit.
“Ne jemi shiitë dhe nuk e përkrahim atë ideologji. Djali im u radikalizua dhe u afrua me një rrymë sunite”, deklaroi ai.
Ndërkohë, autoritetet gjermane po vazhdojnë hetimet për të zbardhur të gjitha rrethanat e sulmit. Një shtetas iranian, i cili ishte ndaluar fillimisht nën dyshimin se mund të kishte qenë i përfshirë në ngjarje, është liruar pasi provat e mbledhura nuk mbështetën dyshimet ndaj tij.
Megjithatë, hetuesit ende nuk kanë përcaktuar nëse Ballout ka vepruar i vetëm apo nëse ka pasur persona të tjerë të përfshirë.
Sipas hetimeve paraprake, 21-vjeçari ishte radikalizuar prej kohësh dhe kishte tentuar disa herë t’i bashkohej ISIS-it. Ai ishte arrestuar në Liban në vitin 2025, ndërsa më vonë ishte dënuar në Berlin me një vit e dhjetë muaj burg për përgatitjen e një akti të rëndë dhune kundër shtetit.
Pas lirimit nga burgu, ai ishte vendosur nën mbikëqyrje dhe ishte paraparë që të merrte pjesë në një program për largim nga ekstremizmi.
Dyshimet e hetuesve janë se Ballout kishte përdorur një furgon të bardhë për t’u përplasur me pjesëmarrësit në Paradën e Krenarisë në parkun Tiergarten. Në automjet ishte gjetur edhe një telefon celular që lidhej me të dyshuarin.
Për shkak të dyshimeve për një sulm me motive ekstremiste islamiste, hetimin e ka marrë në dorë Zyra e Prokurorit Federal të Gjermanisë.
Nga sulmi mbeti e vrarë një grua, ndërsa 29 persona të tjerë u plagosën. Autoritetet bëjnë të ditur se pas përplasjes me pemën, Ballout kishte dalë nga automjeti dhe kishte sulmuar disa persona me hanxhar, përpara se të largohej nga vendi i ngjarjes.
Ai u gjet më vonë në një kopsht komunitar në lagjen Spandau të Berlinit, ku u qëllua për vdekje nga policia pasi, sipas autoriteteve, sulmoi efektivët gjatë përpjekjes për arrestimin e tij.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions












