“Babai i ri”, 90 vjeç!
Gjatë dy viteve të fundit në Zvicër janë regjistruar së paku 5 baballarë „të rinj" në moshën 80 e më shumë vjeçare
Pas nënës më të moshuar, e cila iu prezantua publikut javën e kaluar, tash Zvicra „ka fituar” edhe babanë më të shtyrë në moshë. Një plak 90 vjeç, qytetar i Zvicrës, siç shkruan gazeta „Sonntag” ka përjetuar së fundi kënaqësinë e vonuar të prindit.
Por, sipas gazetës, rasti i këtij „stërgjyshi” që deshi të bëhej baba nuk është aspak i vetmuar. Statistikat zvicerane kanë shënuar viteve të fundit një trend të paraqitjes së prindërve në moshë të shtyrë. Gjatë dy viteve të fundit janë regjistruar së paku 5 baballarë „të rinj” në moshën 80 e më shumë vjeçare. Prindërit në mes të moshës mbi 60 vjeçare janë shumë më të shpeshtë. Vetëm vitin e kaluar janë shënuar 143 raste të meshkujve që janë bërë prindër mbi lëtë moshë.
Psikologët dhe mjekët e shikojnë me skepticizëm këtë trend. Sipas tyre, bërja prind në një moshë të tillë është shprehje egoizmi e prindit. Kjo, për arsyen se ata me këtë veprim marrin rrezikun që fëmijët e tyre të vuajnë më shumë se mesatarja nga sëmundjet e trashëgueshme dhe që ata të mbeten jetimë më herët se fëmijët tjerë.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











