Lajme
Babai i Jeton G. godet të akuzuarin në sallën e gjykimit
Avokatja e Berk A., sapo kishte mbaruar pledoajenë e saj dhe tashmë kishte filluar pauza e procesit gjyqësor, kur babai i Jeton G., sipas avokates, ka sulmuar turkun

Sot ka ndodhur një incident i pazakontë në ditën e tretë të gjykimit të Jeton G. për vrasjen e Boris N. Gjykatësi u detyrua ta nxjerrë babanë e Jeton G. jashtë sallës së gjykimit, sepse ai ka goditur turkun 25-vjeçar Berk.A, shkruan nzz.ch. Ai është i akuzuar si ndihmës në krimin e kryer në mars të vitit 2015.
Avokatja e turkut Berk A., sapo kishte mbaruar pledoajenë e saj dhe tashmë kishte filluar pauza e procesit gjyqësor, kur babai i Jeton G., ka sulmuar turkun. Ai, sipas gazetës Tages Anzeiger, e cila citon avokaten, e ka goditur atë në gjoks.
Pas kësaj, kryesuesi i procesit gjyqësor ka përjashtuar atë nga salla, transmeton albinfo.ch. Ndërkaq, babai i Jetonit, sipas Blick.ch, edhe gjatë daljes nga salla ka goditur me gisht në kokë një grua që po ndiqte gjykimin.
Por krejtësisht ndryshe e përshkruan ngjarjen vëllai i jeton G. Ai për Blick ka thënë: “Berk i është afruar babait tim dhe i ka shtrënguar atij dorën. Ndoshta kështu ai donte të na e fuste frikën”, përcjell albinfo.ch. Sipas tij, babait nuk i ka pëlqyer kjo, dhe i ka hequr dorën. “Pas kësaj, Berk ka thënë se ai e ka goditur”.
Pas seancës së sotme, procesi do të ndërpritet deri më 3 mars, kur do të fillojë sërish.
Dje, në ditën e dytë të procesit gjyqësor, prokurori kishte kërkuar burgim të përjetshëm dhe masën e kujdestarisë për Jeton G.
Gjykimi që po zhvillohet në Gjykatën e Qarkut në Cyrih ka të bëjë me një vrasje që është bërë në mars të vitit 2015. Në orët e para të mëngjesit, dy personat, të armiqësuar qysh më parë mes vete, ishin takuar në Cyrih-Affoltern, transmeton albinfo.ch. Takimi në mes të të dyshuarit kryesor dhe viktimës (Boris N.), ishte bërë për të sqaruar konfliktin që kishin. Të dy ata po shoqëroheshin nga shokë të tyre.
Në vazhdim kishte ndodhur përleshja. Njëri nga të akuzuarit e tashëm kishte shkrepur armën në ajër, duke bërë që grupi kundërshtar të ikte. I dyshuari kryesor (Jeton G.) më pas kishte kapur armën dhe kishte gjuajtur në drejtim të kundërshtarëve të tij që po iknin, përcjell albinfo.ch.
Për pasojë, pikërisht kundërshtari i tij, një person i njohur si bodigard, sportist i sporteve luftarake dhe huligan, me prejardhje malazeze, u qëllua në shpinë dhe vdiq nga plaga e marrë.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Britani
Çifti Bujupi fiton 600 mijë euro në lotarinë britanike: Do ta ndihmoj nënën në Kosovë Fat i madh për çiftin Bujupi në Britani: 600 mijë euro në loto...
-
Orkestra Simfonike e TKOBAP-së mahnit në Festivalin “Respighi Bologna 2025”
-
Bern
Shoqata “Bashkimi” në Bern organizon festë për 28 Nëntorin
-
Kosova, e vetmja përfaqësuese e librit shqip në Panairin e Frankfurtit
-
Ekspozitë: “Migracioni – E ardhmja në retrospektivë”
Jeta në Austri
-
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 Austria regjistroi 13,032 kërkesa për azil në vitin 2025, një rënie prej 32% krahasuar me të...
-
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese
-
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente
-
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz
-
Rregulla të reja për punonjësit e pavarur në Austri nga viti 2026