Lajme
Babai i argjentinases që vdiq në Kosovë thotë se u zbulua se kishte shenja dhune
Në Kosovë autoritetet janë duke vazhduar hetimet mbi vdekjen e shtetases së Argjentinës, ku është arrestuar edhe i dashuri i saj shqiptar me nënshtetësi zvicerane.
Detajet e fundit tregojnë se i dashuri i saj mund ta ketë hedhur nga ballkoni. Sipas babait të saj, në trupin e vajzën janë gjetur shenja dhune.
“Ata kanë gjetur shenja në trupin e vajzës sime që tregojnë se ka pasur dhunë të mëparshme. Kishte mavijosje në krah”, ka thënë Facundo Urdangaray, babai i 27-vjeçares, përcjell albinfo.ch.
Urdangaray ka thënë se ekspertët e Prishtinës kanë gjetur plagë që nuk korrespondojnë me rënien nga lartësia, raportoi media argjentinase “Radio 221”.
“Kjo tregon se ka prova të forta se vajza ime është vrarë. Më jep pak qetësi fakti se ai person nuk do ta shohë më dritën e diellit”, ka shtuar ai për të dyshuarin e vrasjes, shkruan koha.net.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Austri
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri Finalja e madhe zhvillohet të premten më 3 prill në ora 20:15, ku fituesi do të... -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm shënohet me aktivitete kulturore nga Ambasada e Kosovës -
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati
Jeta në Austri
-
Austri
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri Finalja e madhe zhvillohet të premten më 3 prill në ora 20:15, ku fituesi do të... -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën













