“Baba uslender” shqiptari me status kulti në you tube
Granit Dervishaj mban emrin artistik "baba uslender", një lojë fjalësh që lidhet me emërtimin e të huajve nga zviceranët
Fenomeni më i ri i subkulturës në mediet sociale të Zvicrës gjermane është shqiptari 21 vjeçar Granit Dervishaj dhe mban emrin artistik “baba uslender”, një lojë fjalësh që lidhet me emërtimin e të huajve nga zviceranët dhe me vetironizimin e këtij të riu me komunitetin që i takon.
“Baba uslender” është bërë i njohur në youtube me videot e tij me këngë dhe regjistrime me përmbajtje satirike, ku vihen në lojë paragjykimet e zviceranëve për të huajt dhe për shqiptarët.
Ky këngëtar deri dje anonim ka arritur tashmë një status kulti në rrjetet si youtube, facebook etj. Këngët e tij në youtube,m vetëm pak ditë pasi janë publikuar kanë arritur shifra rekorde të klikimit, gjegjësisht rreth 500 mijë sish. Njëkohësisht Granit “uslenderi” ka bërë tashmë, siç e thotë vetë, 9373 fansa në yotube.
Kjo famë i ka mbushur mendjen atij që të bëjë një shpallje të pazakonshme në faqen e tij të facebook-ut. Ai kërkon rrëfimin më të bukur të dashurisë, shkruan 20minuten.ch. Autorja që do të zgjidhet më e mira, do të ketë si shpërblim një “date” me këngëtarin.
Në fakt “baba” ka paraqitur kritere mjaft “modeste” për të zgjedhurën e tij. Ajo, pos që duhet të dijë të shkruajë rrëfimin më të mirë të dashurisë (të vërtetë), do të duhej të ishte, mundësisht e bukur sikur Megan Fox… por edhe të dijë të gatuajë mirë.
Femra që zë vendin e parë në këtë konkurs të jashtëzakonshëm, e ka shpërblimin e nënkuptueshëm, bëhet e zgjedhura e tij. Por ai ka menduar edhe për kandidatet tjera. Ajo që zë vendin e dytë do të fitojë një makinë për hot dog ndërsa vajza që do të shpallet e treta, do të fitojë një kg proshutë…
Kështu, baba uslender e ka mbështjellë këtë konkurs me një humor të hollë, duke tërhequr edhe më shumë moshatarët dhe moshataret drejt muzikës së tij karakteristike.
Tashmë i kanë ardhur tetë rrëfime. Por Granit Dervishaj pret akoma…
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë ka njoftuar se procesi i votimit është duke u zhvilluar... -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë











