Integrimi
“Baba Uslender”, një fenomen shqiptar në muzikën zvicerane
Në këngët e tij ka kundërshtim, njëfarë fryme rebelimi kundër diskriminimit, padrejtësive që, siç pretendon ai, u nënshtrohen të huajt në Zvicër
“Baba Uslender” është një emër shumë famoz në Zvicër. Atë e mban reperi shqiptaro-zviceran, emri i vërtetë i të cilit njihet nga pakkush, Granit Dervishaj. Po prej nga na doli llagapi “Baba Uslender”?
“Duke bërë shaka me kushëririn në shtëpinë familjare në Kosovë,na lindi ky emër. Prej atëherë njihem si “Baba Uslender”, thotë Graniti. Ai, ndryshe nga paraqitjet e tij në skenë dhe në video, në jetën reale nuk duket aspak prepotent ose arrogant: është një djalë i qetë dhe fjalëpak. Madje shumë fjalëpak do të thoshim nga përvoja e takimit të albinfo.ch me të.
Në këngët e tij ka kundërshtim, njëfarë fryme rebelimi kundër diskriminimit, padrejtësive që, siç pretendon ai, u nënshtrohen të huajt në Zvicër. Por prej nga ky fiksim me diskriminimin?
“Në Lucern ku jetoj unë kam përshtypjen se të huajt, edhe shqiptarët, janë më të diskriminuar, kanë një trajtim jo të mirë”, thotë “Baba Uslenderi”, i cili duket se preokupohet shumë me këtë problem dhe me probleme tjera shoqërore në Zvicër.
Baba Uslender nuk këndon për dashuri
Por, a ka “Baba Uslender” në repertorin e tij ndonjë këngë me tekst “normal”, për dashuri për shembull? “Aaa, jo, jo. Kjo nuk shkon me imazhin tim. Nëse do të bëja këngë të tilla do të isha jashtë atij imazhi që kam krijuar”, kundërshton prerazi Graniti
Kaq i lidhur me prejardhjen shqiptare, a ka menduar Baba Uslender të bëjë edhe këngë në gjuhën shqipe? “Në disa këngë që i këndoj në schweizerdeutsch ka edhe fjalë dhe shprehje në gjuhën shqipe, por komplet këngën ta bëj në shqip, nuk kam provuar. E kam pasur një ide të tillë por është e vështirë, pastaj ka edhe konkurrencë të madhe në rapin që kultivohet në gjuhën shqipe, kryesisht në Kosovë. Atje zhvillohet një rap me stil agresiv, çfarë e synoj edhe unë”.
Storia me “Ice tea” ka qenë e sajuar, jo e vërtetë
Tekstet e këngëve te tij janë pak a shumë të ashpra dhe është e ditur tashmë se “Baba” nuk e ka problem të provokojë përmes tyre. Por ai thotë se deri më tash nuk ka pasur probleme të mëdha rreth kësaj. “Të vetmin problem e kam pasur për një kutinë tetrapak me ice-tea. Mediet kanë shkruar se Baba Uslender duke qenë me shokë në tren ka thirrur një thënie fetare myslimane dhe pastaj: “puuuf” ka shpërthyer kutinë tetrapak të çajit të ftohtë duke i frikësuar të pranishmit.
Mirëpo “as këtë nuk e kam bërë, veç e kam publikuar ashtu në rrjetet sociale si një provokim të lehtë dhe gazetarët pastaj e kanë marrë si të mirëqenë”, thotë ai, duke e pranuar se ndoshta nuk ka qenë momenti më i përshtatshëm për një shaka të tillë. Sidoqoftë, Granit Dervishaj alias “Baba Uslender” thotë për albinfo.ch se nuk është aspak njeri religjioz. “Unë besoj për vete por nuk jam praktikues i fesë”.
Shumica dërmuese e fansave, shqiptarë të Zvicrës
Lidhur me publikun dhe fansat që e dëgjojnë, ai nuk ka dilemë: “Fansat, shumicën dërmuese i kam shqiptarë të Zvicrës. I kam edhe një numër zviceranësh por nuk di pse, nuk po mundem të mbërrij shumë te kjo kategori e publikut. Ka nga pak edhe të huaj tjerë, joshqiptarë që jetojnë në Zvicër”. Pastaj, duke i ditur kufizimet e dialektit schweizerdeutsch në të cilin këndon, ai nuk mund të ketë shume fansa që nuk e kuptojnë ketë dialekt.
“Më janë paraqitur edhe disa shqiptarë nga Gjermania, të cilët jetojnë në zonën kufitare me Zvicrën dhe e kuptojnë deri diku gjuhën në të cilën shprehem unë. Ata kanë ardhur në një koncert që unë e kam mbajtur në St. Gallen dhe duket se ju kam pëlqyer”.
Por a ka menduar Graniti për ndonjë koncert në Kosovë? “Është pak problem. Të shkosh atje dhe të këndosh gjermanisht, madje në dialekt, është pothuaj e sigurt se nuk të kupton askush dhe nuk të pëlqejnë. Ndoshta ka pak më shumë kuptim të jap ndonjë koncert atje gjatë verës, kur janë edhe `këta të jashtit`, shqiptarët e Zvicrës dhe më marrin vesh”. Ndryshe, në Kosovë si mysafir shkoj së paku njëherë në vit”, thotë Baba Uslender.
Dhe, kur jemi te Kosova, Graniti vendos të na e besojë një fshehtësi: “Edhe dy muaj do të martohem. Më 30 korrik do ta kem dasmën në Gjakovë. Nusja, ashtu sikurse unë është shqiptare dhe jeton në St. Gallen”, na e jep sihariqin Baba.
Me Albumin e ri që pritet të dalë pas pak muajsh “Schafhirt” (Barii delesh) Baba Uslenderi shpreson se do të bëjë një depërtim serioz ne skenën zvicerane të rapit.
Shqiptarët dominojnë në repin zviceran
I pyetur se cilët reperë shqiptarë të Zvicrës i njeh dhe i vlerëson më shumë ai përmend disa prej tyre, por e dallon Beskon dhe Xenin. “Me Beskon e kemi një këngë të përbashkët për albumin e tij. Pastaj, me thënë realitetin, pothuaj shumica e reperëve në Zvicër janë shqiptarë. Fjala vjen Xeni një reper shumë i mirë, i cili ditë më parë ka zënë vendin e katërt në hit parade të Zvicrës. Ndërsa Stress dhe Bligg janë emrat më të mëdhenj të skenës së rapit në Zvicër. “Njëherë për një herë nuk pretendoj t`i arrij”, tregohet realist Baba Uslender. “Ata kanë më shumë përkrahje si për sponsorë si për medie etj. Por më vonë, të shohim”.
Përse athua shqiptarët po e mbizotërojnë skenën e repit të Zvicrës? “Për arsye se ne kemi histori diskriminimi dhe kemi vuajtjesh. Nga këto dalin edhe tekste dhe melodi më të forta. Reperët zviceranë, tekstet e këngëve të tyre i kanë kryesisht me temë rreth varësisë nga drogat dhe gjëra të ngjashme”, shprehet ai.
Kur e pyesim për skenën kosovare të repit, ai e ka pak problem sepse nuk e di cilin grup ta dallojë nga të tjerët. “Ka shumë grupe cilësore. Ato që më bien ndërmend tash janë: “Tingulli i trentë” “Mc Kresha”, “Unikatili”, “Lyrical songs” etj.
Nga muzika që bëj edhe mund të jetohet, thotë Baba Uslender. Por varet… “Puna është sikur me një firmë: e hap, të ec puna, fiton, po nuk të eci, humb dhe e mbyll ose vazhdon me shpresë se do të fitosh. Unë mund të them se nja 2 vitet e fundit kam jetuar nga muzika. Kjo domethënë me koncerte dhe me shitje albumesh”. Por, e pranon Graniti, jo gjatë gjithë kohës mund të “mbahet mbi ujë” nga muzika.
“Kam punuar edhe `temporär`, katër vite kam punuar në Migros e kështu me radhë. Po ashtu kam qenë një kohë pjesë e televizionit “Joiz” ku moderon shqiptarja e njohur Gülschah. Aty kam qenë i punësuar 20%. E kam pasur emisionin tim “Balkan Show”, i cili është ndërprerë sepse nuk kanë mundur të gjejnë sponsor për Ballkan”.
Fenomeni “Baba Uslender”
“Baba Uslender” ka shpërthyer në skenën zvicerane të muzikës rap, kryesisht përmes youtube para 3-4 vitesh dhe shpejt është bërë një nocion në këtë fushë. Ai është “fenomeni i parë i madh zviceran i Youtube. Ekipi i Baba Uslender-it quhet “Uslender Productions” dhe, përkundër mjeteve të pakta financiare ka realizuar video me ambicie të mëdha profesionale. Dhe, siç tregojnë shifrat e Youtube, këto video janë pëlqyer shumë. Vetëm kënga e njohur “Baustellensong” ka arritur të ketë 500 mije shikime.
Graniti po martohet!
Dhe, kur jemi te Kosova, Graniti vendos të na e besojë një fshehtësi: “Edhe dy muaj do të martohem. Më 30 korrik do ta kem dasmën në Gjakovë. Nusja, ashtu sikurse unë është shqiptare dhe jeton në St. Gallen”, na e jep sihariqin Baba.
E-Diaspora
-
Dënim i përjetshëm kosovarit, për vrasjen e “dyshes” së një gruaje Një grua 23-vjeçare është therur disa herë për vdekje në mënyrë që një grua me pamje...
-
Esat Bytyqi në mesin e arkitektëve më të mirë në Austri
-
Riola e Hira, dy yjet shqiptare të pianos nga Italia
-
Astrit Krasniqi diplomon me nderime nga Akademia Policore e Nju-Jorkut
-
“Me zemër për Diasporën”, panairi i grave në Prishtinë sjell ngjyrat e traditës dhe fuqizimin ekonomik
Jeta në Austri
-
Deri në 36°C: Ditë të nxehta përpara në të gjithë Austrinë Vala e ardhshme e të nxehtit në Austri është këtu: deri në 36°C, qiell me diell...
-
Borxhi i Austrisë po rritet, rritja mbetet e ulët
-
Austri: 121.40 euro shtesë për çdo fëmijë në gusht
-
Esat Bytyqi në mesin e arkitektëve më të mirë në Austri
-
Hendeku gjinor i pensioneve në Austri zvogëlohet pak