Shkurt.ch
Azilkërkuesve do t`u konfiskohen paratë për të mbuluar shpenzimet e azilit
Me këtë rast konfiskohen paratë dhe gjësendet me vlerë si dhe kursimet në banka. Shuma të cilën azilkërkuesit mund ta mbajnë për vete nuk bën të jetë më e lartë se 1000 franga
Autoritetet zvicerane kanë të drejtë që azilkërkuesve t`ua ndalin paratë që posedojnë, në mënyrë që me to të ndihmohet financimi i procedurës së azilit ose për të kthyer shpenzimet që entet sociale kanë bërë për ta.
Sipas emisionit «10vor10» të transmetuesist publik të Zvicrës, kjo praktikë ka filluar të futet në rregulloret e punës të qendrave për pranim të azilkërkuesve në gjithë Zvicrën. Me këtë rast sipas ligjit, konfiskohen paratë dhe gjësendet me vlerë si dhe kursimet në banka. Shuma të cilën azilkërkuesit mund ta mbajnë për vete nuk bën të jetë më e lartë se 1000 franga.
Për mbulimin e shpenzimeve të shkaktuara shërben po ashtu edhe i ashtuquajturi kontribut i veçantë, i cili u ndalet azilkërkuesve nga paga, në rast se punojnë. Bëhet fjalë për shumën prej 10% nga paga dhe ajo përqindje u hiqet deri sa të mbërrijë në vëllimin prej 15 mijë frangash.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










