Integrimi
Azilkërkuesve ballkanikë u dërgohen vendimet për ndalim të hyrjes në Gjermani
BAMF tashmë ka filluar dërgimin evendimeve të para për ndalimin në fjalë
Njëra ndër masat që autoritetet gjermane kishin paralajmëruar për ndëshkimin e refugjatëve ekonomikë nga Ballkani ishte masa e ndalesës së hyrjes së sërishme të tyre në Gjermani pas dëbimit. Zyra Federale për Migracion dhe Refugjatë (BAMF) tashmë ka filluar edhe zbatimin praktik të kësaj mase: janë dërguar tashmë vendimet e para për ndalimin në fjalë.
Presidenti i BAMF Manfred Schmidt ka thënë të premten në Nürnberg se kjo mundësi ka filluar të shfrytëzohet nga 1 gushti.
“Vendimet ndërkaq janë dërguar prej disa javësh”, ka shtuar ai. Ato vendime përmbajnë ndalesë hyrjeje dhe qëndrimi për azilkërkuesit përkatës në shtetet anëtare të Shengenit, që janë shumica e shteteve anëtare të BE-së si dhe Norvegjia, Islanda, Zvicra dhe Lihtenshtajni.
Një masë e tillë mendohet të parandalojë kërkesat e shumëfishta për azil të personave të njëjtë.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











