Integrimi
Azilkërkuesit kundërshtojnë strehimin në bunker
Strehimorja e ofruar është “një gropë e padenjë për njeriun”, thuhet në një shkresë që kanë përpiluar azilkërkuesit.
Dhjetë azilkërkues po kampojnë nga e premtja e javës së kaluar në arealin para Stacionit Hekurudhor të Solothurnit. Ata po e bëjnë këtë veprim shenjë kundërshtimi ndaj vendimit për t`i strehuar në një strehimore nëntokësore (bunker) të mbrojtjes civile. Sot e hënë, autoritetet e kantonit kanë provuar të bisedojnë me këtë grup protestuesesh por ende nuk shihet ndonjë zgjidhje në këtë drejtim.
Strehimorja është “një gropë e padenjë për njeriun”, thuhet në një shkresë që kanë përpiluar azilkërkuesit. Në atë hapësirë nëntokësore nuk depërton drita e diellit dhe ajrosja është e pamjaftueshme.
Claudia Hänzli, shefe e Entit Kantonal për siguri sociale (ASO) ka thënë të hënën për mediet zvicerane se autoritetet janë në bisedime me grupin, shkruan nzz.ch. Sipas saj, do të shfrytëzohen hapësira e veprimit brenda mundësive që ofron ligji, për të zgjidhur problemin.
“Por ne duam të shmangim një konflikt të hapur dhe të gjejmë një zgjidhje të qetë”, ka thënë ajo.
Ndërkaq azilkërkuesit protestues kërcënojnë se, në rast të mosplotësimit të kërkesës për strehim më të mirë, do të mund të hidhen edhe në grevë urie, thuhet në një njoftim të botuar në “Solothurner Zeitung”.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja











