Lajme
Azilkërkuesit do të përballen me testet Covid dhe gjurmimin e telefonave të tyre
Parlamenti ka rënë dakord të lejojë autoritetet të përdorin të dhëna elektronike nga celularët, tabletët, kompjuterët dhe USB -të për të përcaktuar identitetin e azilkërkuesve në Zvicër, përcjell albinfo.ch.
Të mërkurën Senati ndoqi Dhomën e Përfaqësuesve, pavarësisht kundërshtimit nga e majta politike, e cila argumentoi se masa është një shkelje e të drejtave themelore. Ministrja e Drejtësisë, Karin Keller-Sutter, tha se masa e re do të zbatohej vetëm në raste të jashtëzakonshme. Autoritetet e imigrimit kryen një projekt pilot të ngjashëm gjashtëmujor më 2017-18 dhe thanë se ai kishte dhënë rezultate të dobishme në rreth 15% të rasteve.
Në një vendim tjetër, Senati gjithashtu ndoqi dhomën tjetër parlamentare në miratimin e testimit të detyrueshëm Covid për azilkërkuesit që janë në pritje të dëbimit. Kjo masë zbatohet për njerëzit mbi moshën 15 vjeç. Ajo mbetet e vlefshme deri në fund të vitit 2022. Qeveria dhe shumica në Parlament argumentuan se numri i azilkërkuesve të refuzuar ishte rritur ndjeshëm në muajt e fundit dhe situata nuk kishte gjasa të ndryshonte së shpejti, përcjell tutje albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik Edhe disa ditë pas aksidentit tragjik në vendin e punës, ku humbën jetën tre kosovarë,... -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Londër
Në Londër hapet ekspozita “Metamorph” e artistes Gabi Pallaska
Jeta në Austri
-
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik Edhe disa ditë pas aksidentit tragjik në vendin e punës, ku humbën jetën tre kosovarë,... -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve













