Shkurt.ch
Azilkërkuesit bllokojnë kishën në Lozanë
Bëhet fjalë për gjashtë refugjatë nga Eritrea dhe Etiopia, pesë meshkuj dhe një femër, të cilët i drejtohen kishës me lutje që t`i mbrojë nga rreziku për dëbim

Një numër azilkërkuesish me status të refuzuar kanë bllokuar nga mëngjesi i të dielës kishën St-Laurent në qendër të qytetit të Lozanës. Bëhet fjalë për gjashtë refugjatë nga Eritrea dhe Etiopia, pesë meshkuj dhe një femër, të cilët i drejtohen kishës me lutje që t`i mbrojë nga rreziku për dëbim, ngase kanë marrë vendim negativ të azilit dhe ka disa muaj të jetojnë në ilegalitet.
Këta azilkërkues janë të mbështetur nga aktivistët e organizatës “collectif R”. Por, siç ka thënë një zëdhënës i kësaj organizate, ata ende nuk kanë vënë kontakt me famullinë e kishës. Shqetësim i tyre është se ka një kohë të gjatë, më shumë se një vit, që po përpiqen të gjejnë një vend për strehimin azilkërkuesve në fjalë.
“collectif R” kërkon nga autoritetet për migracion që të ndërpresin dëbimin e refugjatëve në Itali. “Ne duhet t`i japim fund dëbimit të personave të traumatizuar ose të sëmurë, grave dhe fëmijëve dhe trajtimit të tyre si mbeturina”.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Esat Bytyqi në mesin e arkitektëve më të mirë në Austri Arkitekti shqiptar Esat Bytyqi me banim në Vjenë, është vlerësuar për dy projektet e tij, të...
-
Riola e Hira, dy yjet shqiptare të pianos nga Italia
-
Astrit Krasniqi diplomon me nderime nga Akademia Policore e Nju-Jorkut
-
“Me zemër për Diasporën”, panairi i grave në Prishtinë sjell ngjyrat e traditës dhe fuqizimin ekonomik
-
Pranon se ka kultivuar kanabisin: “Kam menduar se është e ligjshme”, thotë shqiptari
Jeta në Austri
-
Esat Bytyqi në mesin e arkitektëve më të mirë në Austri Arkitekti shqiptar Esat Bytyqi me banim në Vjenë, është vlerësuar për dy projektet e tij, të...
-
Hendeku gjinor i pensioneve në Austri zvogëlohet pak
-
Planet për të kufizuar çmimet e ushqimeve në Austri përballen me dyshime të mëdha
-
Fiona Kabashi diplomon në Universitetin Mjekësor të Vjenës
-
Probleme me pensione invaliditeti në Austri