Zhvillim
Azilkërkuesi shqiptar protagonist real në dokumentarin e dy arkitektëve zviceranë
Dy arkitektët kishin ardhur në Prishtinë për të ndjekur nga afër procesin e ndërtimit të shtëpisë së Kadri Batushës. Kadri Batusha ka 15 vjet që po ndërton shtëpinë e tij në Prishtinë, pa leje pune, plan apo arkitekt. Ai është përkujdesur vetë për gjithçka që ka të bëjë me shtëpinë
Dy arkitektë zviceranë, Tino Glimann dhe Jan Gollob, e kanë shafqur filmin e tyre dokumentar me titull “Batusha’s House”, në kuadër të festivalit “DokuFest në Prizren, i cili ka për temë fatin e një azilkërkuesi shqiptar në Zvicër, Kadri Batushës, i cili me paratë që kursen nga puna në Zvicër, ndërton një shtëpi në Kosovë.
Glimann dhe Gollob kishin mësuar nga shokët e tyre shqiptarë në Zvicër se azilkërkuesit nga Kosova ende vazhdojnë të ndërtojnë shtëpitë e tyre, prandaj ky fakt ata i kishte nxitur që për një moment të ndërronin profesion dhe të realizonin një dokumentar.
Dy arkitektët kishin ardhur në Prishtinë për të ndjekur nga afër procesin e ndërtimit të shtëpisë së Kadri Batushës. Kadri Batusha ka 15 vjet që po ndërton shtëpinë e tij në Prishtinë, pa leje pune, plan apo arkitekt. Ai është përkujdesur vetë për gjithçka që ka të bëjë me shtëpinë.
“Në një mënyrë Batusha ka vendosur biografinë e tij në atë shtëpi interesante dhe kjo tashmë është e dukshme”, tha Tino Glimann, para shfaqjes së filimit të tyre ku i pranishëm qe edhe vet protagonisti, Kadri Batusha.
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














