Integrimi
Azilkërkuesi kosovar therr nxënësit gjermanë
Njëri ndër azilkërkesit ka goditur me thikë dy nga nxënësit. Njëri prej tyre , një 15 vjeçar, ka pësuar prerje ndërsa nxënësi tjetër, hematome
Në mëngjesin e të premtes, tre azilkërkues të refuzuar nga Kosova fillimisht kanë ngacmuar dy nxënësenë një shkollë të qytetit Arnstadt të landit gjerman, Thüringen. Kur nxënësit tjerë e vënë re këtë, plas një sherr në mes të azilkërkuesve dhe nxënësve.
Sherri përshkallëzon pastaj në rrahje në mes tyre. Në këtë rrëmujë, njëri ndër azilkërkesit ka goditur me thikë dy nga nxënësit. Njëri prej tyre , një 15 vjeçar, ka pësuar prerje ndërsa nxënësi tjetër, hematome.
Tre azilkërkuesit, të moshave 20 deri 26 vjeçare të cilët kanë qenë me vendim për t`u dëbuar nga Gjermania, janë arrestuar, shkruajnë mediet gjermane. Sipas ministrit të brendshëm të landit Thürigen Holger Poppenhäger dëbimi i tyre tashti do të bëhet me procedurë të shpejtuar.
Para qendrës së strehimit të azilkërkuesve ka pasur grumbullim të forcave policore.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











