Azem Syla lëshon Zvicrën dhe përmbush obligimet ndaj saj
Siç bën të ditur zyra e avokatëve, Syla do të zbatojë vendimin e institucioneve dhe deri më 15 maj do të jetë jashtë Zvicrës
Shikuar nga ana juridike, gjithçka duket e qartë. Azem Syla, i cili përmes bazës së invaliditetit ka përfituar mbështetje materiale prej 426 mijë frangash dhe krahas kësaj ka ndërtuar karrierë politike në Kosovë, duhet ta braktisë Zvicrën. Këtë e ka vërtetuar edhe Gjykata Federale, e cila nuk e ka marrë fare në shqyrtim ankesën e Sylës kundër vendimit për dëbim.
Siç bën të ditur zyra e avokatëve që përfaqëson Azem Sylën, klienti i tyre do të zbatojë vendimin e institucioneve gjegjëse. “Ai, deri më 15 maj do të jetë jashtë Zvicrës”, i është thënë gazetës “Solothurner Zeitung” nga kjo zyrë.
Sipas gazetës, Syla aktualisht gjendet ende në Zvicër ku po i nënshtrohet marrjes në pyetje nga Prokuroria e Përgjithshme. Ndërkaq, kundër tij është duke rrjedhur procedura për shkelje të të drejtës së të huajve dhe për abuzim me ndihmat sociale dhe ajoo do të vazhdojë edhe pas kthimit të Sylës në Kosovë.
Ndërkohë që ana juridike e çështjes po kristalizohet, problemi ka shkaktuar shumë kokëçarje në strukturat politike e institucionale të komunës Biberist ku ka jetuar Azem Syla dhe në Kantonin e Solothurnit. Institucionet përgjegjëse i hedhin fajin njëri tjetrit për neglizhencën në rastin e dhënies, siç thuhet, pa të drejtë të ndihmave politikanit kosovar.
Në këtë shkëmbim akuzash nuk mbetet i paprekur as niveli federal, i cili, sipas gazetës, duhej të mbante në dijeni institucionet kantonale mbi veprimtarinë politike të Sylës jashtë vendit (në Kosovë).
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











