Kosova
Avramopulos: Kosova ka përmbushur kriteret për liberalizim vizash
Komisioneri i BE për Migracionin, Çështjet e Brendshme dhe Shtetësinë Dimitris Avramopulos ka konfirmuar edhe një herë se Kosova ka përmbushur të gjitha standardet e liberalizimit të vizave. Pas prezantimit të raportit vjetor të Komisionit të BE-së për përmbushjen e standarteve të liberalizimit të vizave nga vendet e Ballkanit Perëndimor, Avramopulos ka kërkuar nga Kosova që të bëjë më shumë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
“Unë mund të konfirmoj që Kosova ka përmbushur standardet e liberalizimit të vizave. Pas votimit të Parlamentit Evropian tani është me vendet anëtare të BE të vendosin, “tha Avramopoulos.
Kohët e fundit, krerët e Kosovës kanë akuzuar BE-në për vonimin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës dhe “mos mbajtjen e fjalës së tyre”. Primari i Kosovës Ramush Haradinaj tha se vendi ndihet i tradhëtuar nga Bashkimi Evropian në një fjalim që bëri të hënën në Bruksel, shkruan schengenvisa, përcjell Albinfo.ch.
Sipas RFE / RL, zyrtarët e BE dhe diplomatët i kanë thënë mediave në kushte anonimiteti, se disa vende anëtare të BE janë ngurruese për dhënien e përfitimit pa viza në Prishtinë përpara zgjedhjeve të Parlamentit Evropian në maj të vitit të ardhshëm.
E-Diaspora
-
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut Avdili thotë se nuk dëshiron që të rinjtë me sfond migrimi të marrin mesazhin: "Nëse doni... -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










