Kosova
Avokati Koci: Shenjat e gishtërinjve të Faton Hajrizit nuk janë përputhur tërësisht, kërkohet pështyma e nënës
Avokati i autorizuar nga familja për të tërhequr trupin e Faton Hajrizit, Arianit Koci, ka deklaruar se zyrtarët e Serbisë kanë kërkuar analiza shtesë për ta identifikuar trupin e Faton Hajrizit.
Sipas tij, ata kanë kërkuar që të bëhet analiza e pështymës së nënës së Hajrizit për të parë lidhjen gjenetike, pasi sipas arsyetimeve të zyrtarëve serbë, shenjat e gishtërinjve janë përputhur pjesërisht dhe jo tërësisht.
“Nga mëngjesi jam në takim me polici dhe prokurori dhe si përfundim tash e pata një kërkesë pak të çuditshme për momentin, për shkak se tani po kërkohet që të merret pështyma e nënës së Fatonit në mënyrë që aty të merret materiali gjenetik dhe të krahasohet më pas me materialin gjenetik të Fatonit. Unë e kërkova arsyen pse tani në këtë fazë dhe pse nuk është kërkuar menjëherë në fillim. Sipas policisë, thanë që shenjat e gishtërinjve, shenjat papilare nuk po përputhen tërësisht, pra pjesërisht përputhen. Si duket ka dëmtim të duarve ose nuk dua të spekuloj në atë drejtim, edhe kërkuan që të martën të vijë zonja në stacionin e parë të policisë, vijnë ekspertët e tyre, ia marrin pështymën dhe sekretin prej hundës dhe pastaj vazhdojnë tutje me analizat e tyre”, ka thënë ai për T7, përcjell albinfo.ch.
Ai ka deklaruar se ata nuk kanë pranuar që të shihet kufoma e Hajrizit për shkak se, sipas tyre, është e mbyllur hermetikisht për shkak të dëmtimeve.
“Unë kërkova që nëse vjen zonja në Serbi të paktën ta shohë trupin e djalit të saj. Pas bisedimeve ata thanë që jo, pasi trupi është i mbyllur hermetikisht dhe ka dëmtime”, ka thënë ai.
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch pranë lexuesit – edhe mbi re, me Chair Airlines albinfo.ch mund të lexohet online falas edhe gjatë fluturimeve nga Zvicra për Prishtinë dhe Shkup, duke... -
Londër
Diaspora dhe institucionet britanike mbështesin Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë me manuale klinike -
Francë
Lea Ypi mbajti leksionin inaugurues në Collège de France më 12 shkurt 2026 -
Paris
Komuniteti shqiptar organizon festë për Pavarësinë e Kosovës në Paris -
Shoqata e Avokatëve Shqiptaro-Britanik shënon 10-vjetorin, rritet ndikimi i juristëve shqiptarë në Britani
Jeta në Austri
-
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra Vitin e kaluar pati 162,391 sanksione nga AMS. Përfitimet e papunësisë dhe ndihma emergjente u anuluan... -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta











