Integrimi
Avni Tairi, i suksesshëm në Gjermani
Kishte filluar si ndihmës kamarier ndërsa tashmë ai koordinon të gjitha punët së bashku me shefin e departamentit
Para saktësisht 20 viteve, Avni Tairi kishte filluar ditën e parë të punës në Hotel “Bechtel” në Zella të Gjermanisë. Këtë kohë e kujton shqiptari nga Maqedonia shumë saktë. “Ishte vështirë, ngase unë nuk flisja mirë gjermanisht, por të gjithë kishin durim me mua”, thotë ai për hna.de.
Sot Avniu ka marrëdhënie të përzemërta me Martin Bechtel, bashkëshorten e tij Suzanën, binjakët dhe me gjithë familjen. Në një ditë feste, familja Bechtel ka falënderuar familjen Tairi për besnikëri. “Avniu së bashkë më vëllain e tij më herët kanë punuar në një piceri. Që nga ditët e para të punës, dukej se i ecte mbarë”, tregon Bechtel, transmeton “albinfo.ch
Që puna e kamerierit nuk është dhe aq e lehtë, këtë e di edhe Avniu. “Duhet gjithmonë të jesh miqësor, i këndshëm pavarësisht klientit dhe grupmoshave që vijnë”.
Gradualisht ai e kishte mësuar “mjaft mirë” gjuhën gjermane, tregon shqiptari nga Maqedonia. “Shumë mendojnë se unë vij nga Italia”, ndërsa shefi i tij Bechtel, shton: “Avniu është shumë i përshtatshëm me mysafirë. Shumë pyesin për `italianin` tonë”.
Avniu kishte filluar si ndihmës kamarier ndërsa tashmë ai koordinon të gjitha punët së bashku me shefin e departamentit. “Kjo detyrë i jep kënaqësi atij të punojë me njerëzit, të bisedojë me ta dhe t` i rekomandoj për çfarë do që kanë nevojë”, thotë pronari. Avniu është shumë i përpiktë në orarin e punës dhe fleksibël. “Megjithatë më duhet ende të mësoj”, thotë shqiptari nga Maqedonia, njofton albinfo.ch.
Avniu është mysliman, nuk ha mish derri dhe nuk pi alkool, por kjo nuk e pengon ta shërbejë atë. Kjo as për shefin Martin Bechtel që e ka mbajtur 20 vjet punëtor të tij, nuk përbën ndonjë.¨problem
“Në Zella unë ndihem si në shtëpinë time. I jam falënderues edhe shefit të hotelit dhe shpresoj se edhe ai të jetë i kënaqur më mua”, thotë në fund Avni Tairi.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














