Lajme
Avioni me 200 pasagjerë i nisur nga Roma drejt Londrës gati të përplasej me dronë

Një avion i kompanisë “British Airways” ka qenë në prag të tragjedisë teksa ka kaluar pranë dy dronëve, duke rrezikuar jetën e ekuipazhit dhe të 200 pasagjerëve që ndodheshin në bord.
Daily Mail shkruan se avioni ishte nisur nga Roma dhe kishte si destinacion Londrën. Në momentin kur avioni po i afrohej pistës së aeroportit Heathrow dhe ishte në një lartësi pak më shumë se 200 metra, u shfaqën dy dronët rreth 15 metra larg avionit.
Një raport nga Bordet e Aviasionit të Mbretërisë së Bashkuar (UKAB), që shqyrton incidente të tilla, e vlerësoi këtë si një ngjarje të kategorisë A, ku rreziku i përplasjes ishte shumë serioz. Dronët ishin duke fluturuar pa leje në një lartësi dyfishi ai asaj të lejuar në atë zonë, shkruan A2, përcjell albinfo.ch.
Kompania British Airways shprehu shqetësimin e saj serioz për ngjarje të tilla, duke u kërkuar autoriteteve të hetojnë dhe të marrin masat e duhura.
E-Diaspora
-
Shoqatat shqiptare në Zvicër, në fokus të numrit të ri të revistës Albinfo.ch Revista është përqendruar në shoqatat, rrjetet dhe lëvizjet që kalojnë suazat lokale ose regjionale, dmth që...
-
Zhvillo karrierën tënde aty ku vlerësohet: smzh ag të ofron më shumë se një vend pune
-
Akuzohet kosovari, i dyshuar si shef i “degës zvicerane” të organizatës terroriste
-
Aksident tragjik në Gjermani, humb jetën një mërgimtar nga Peja
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë
Jeta në Austri
-
Austri: 27% e të rinjve me prejardhje migrante braktisin herët shkollimin Në Austri, më shumë se 100,000 të rinj kanë përfunduar shkollimin e detyrueshëm në maksimum dhe...
-
Gjermania do të ndjekë shembullin e Austrisë dhe do të deportojë sirianët e dënuar
-
Banka Qendrore e Austrisë instalon bankomate për të kapërcyer hendekun rural të parave të gatshme
-
Tragjedi në Festival: Vdes një 22-vjeçar pas një incidenti sigurie
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj