E-Diaspora
Avdili: Autori i Weltwoche-s, përhap resentimente raciste
Përparim Avdili ka reaguar ekskluzivisht për albinfo.ch për fyerjen që i ka bërë revista «Weltwoche» shqiptarëve në një artikull të datës 6 shkurt, "Ëndrra e lagësht e Kosovës". Ky shkrim është i mbushur tepër me paragjykime dhe klishe kundër shqiptarëve/reve

Autori akuzon një popullatë të tërë se jeton në një botë jashtë shoqërisë, por me këtë artikull ai në fakt provon përfundimisht qëndrimin e tij brenda një fluske që është shumë larg nga realiteti i Zvicrës në vitin 2019
E pabesueshme! Vetëm pak kohë më parë, në fundjavën e kaluar, dukej sikur SVP kishte marrë një kurs pajtimi ndaj zviceranëve me prejardhje shqiptare. Në Wingterthur, deputeti kantonal Claudio Schmid dhe ai nacional, Alfred Heer po ftonin për degustim të verës. Heer në fakt, në një aksion “natë dhe mjegull”, në një restioranr të Cyrihut kishte themeluar vjeshtën që shkoi Dhomën e Tregtisë Zvicër-Kosovë. Që atëherë ai e sheh veten si mik i shqiptarëve. Por realiteti flet ndryshe. Artikulli i publikuar sot në revistën javore të SVP-së nuk dëshmon shumë për miqësinë. Ai nuk tregon po ashtu as inteligjencë por tregon para së gjithash imazhin racist si të autorit ashtu dhe të revistës gjithnjë më të radikalizuar, “Weltwoche”.
Dhe jo, unë nuk jam aspak i pari që po përdor fjalën “racizëm”. Por, ai që duke shkruar fjalitë si më poshtë: “Ata dy shihen me të gjitha zbukurimet e klishetizuara, me të cilat shqiptarët dëshirojnë të stolisen: revolet, paratë dhe “kerret” e forta”, pretendon se është duke bërë analizë shoqërore politike ose kritikë muzikore, në fakt po shpërndan mjegull dhe po shërbehet padyshim me resentimente raciste. Referimi ndaj një dueti reperësh nga Zvicra qendrore, i cili ka rastësisht prejardhje shqiptare dhe bën muzikë në stilin e zakonshëm për këtë skenë muzikore, nuk ka asnjë burim reference lidhur me një popullatë të tërë në Zvicër. Këtë e di edhe autori i artikullit, por ai u referohet në vazhdminësi “shqiptarëve” kur flet lidhur me cilëndo nga preferencat e një dueti reperësh. Artikulli ka para së gjithash një qëllim, bërjen e propagandës në një fushatë zgjedhore dhe kërkimin e përjetshëm të figurës së armikut. Duket se edhe njëherë problemi të jenë zviceranët me prejardhje shqiptare, të cilët kryesisht punojnë nga mëngjesi deri në mbrëmje , paguajnë tatimet, janë trajnerë në klube futbolli ose bëjnë politikë në paralemnte dhe poste të ndryshme ekzekutive në Zvicër. Por, për një pjesë të shoqërisë sonë, të cilës i takon autori, duket të jetë e besueshme që dallimet në shijet muzikore t`i prezantojnë si deficite të një grupi etnik.
Autori akuzon një popullatë të tërë se jeton në një botë jashtë shoqërisë, por me këtë artikull ai në fakt provon përfundimisht qëndrimin e tij brenda një fluske që është shumë larg nga realiteti i Zvicrës në vitin 2019. Është e turpshme dhe e habitshme se si një medie në dukje serioze sikur “Weltwoche”, duke dashur të sqarojë gjendjen shoqërore politike të Zvicrës përdor stereoptipe dhe paragjykime kaq primitive, shkruan Përparim Avdili ekskluzivisht për albinfo.ch.
Përparim Avdili, këshilltar i FDP-së në Asamblenë e qytetit të Cyrihut
Reagon Kuvendi i Shqiptarëve të Zvicrës ndaj artikullit skandaloz të “Weltwoche”
E-Diaspora
-
Kur gjendja dukej e pashpresë, mjekja gjermane shpëton vajzën nga Kosova Për shkak të diagnozës së saj me leukemi, një vajzë 14-vjeçare nga Kosova vjen në Gjermani...
-
Foto
Festa shqiptare në zemër të Cyrihut, sot është dita e dytë e Alba Festivalit
-
Ndryshime në votimin nga diaspora, fletëvotimet do t’u dërgohen me postë votuesve
-
Kosovarja fsheh pasurinë prej 350,000 frangash për të marrë ulje të primeve
-
Mijëra shqiptarë “pushtuan” rrugët e Nju Jorkut në paradën kuqezi
Jeta në Austri
-
Çmimet më të larta të karburanteve në Itali dhe Gjermani në krahasim me Austrinë Ata që udhëtojnë këtë vit përballen me çmime më të larta të karburantit sesa në Austri...
-
Gjysma e punëtorëve austriakë të shitjes me pakicë përballen me abuzim
-
Strehimi, ushqimi, lëvizshmëria hanë 75% të buxhetit të familjeve austriake
-
Shkatërrohet rrjeti i drogës në Austri e Gjermani, 10 të arrestuar, 9 prej tyre shqiptarë
-
Pas tragjedisë në Graz, shkolla rifillon punën me masa kujdesi për nxënësit