Futboll
Avdijaj po shkëlqen në Holandë
Me këtë gol, Avdijaj arrin në kuotën e katër golave për skuadrën e tij që nga huazimi në janar nga skuadra e madhe gjermane, Schalke
Sulmuesi i Kosovës, Donis Avdijaj po vazhdon me formë të jashtëzakonshme në kampionatin holandez, tek skuadra Roda, shkruan albinfo.ch.
Roda ka fituar me rezultat 3:2 në ndeshjen e tyre në shtëpi ndaj Zwolles, e vlefshme për javën e 30-të të Eredivisie.
Edhe në këtë takim sulmuesi i Kosovës arriti të shënojë gol. Ai realizoi golin hapës të ndeshjes dhe epërsisë 1:0 për Rodan.
Goli i Avdijajt ishte i mrekullueshëm pasi erdhi nga distanca në minutën e tretë të ndeshjes pas asistimit të mirë të Simon Gustafson.
Ky gol i shënuar nga sulmuesi i Kosovës vlen shumë për skuadrën e tij pasi pas kësaj fitore i fut seriozisht në garë për një vend që i shpëton nga rënia nga kategoria.
Me këtë gol, Avdijaj arrin në kuotën e katër golave për skuadrën e tij që nga huazimi në janar nga skuadra e madhe gjermane, Schalke.
Tani, skuadra e tij, Roda gjendet në pozitën e 16-të me 26 pikë apo vetëm tri më pak se pozita që e shpëton nga rënie prej kategorisë.
http://www.dailymotion.com/video/x6hgxe8
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












