Shkurt.ch

Avari në centralin nuklear Gösgen

Në centralin atomik për prodhimin e energjisë elektrike Gösgen në Zvicrën qendrore mbrëmë, më 13 korrik ka ndodhur një avari teknike. Me këtë rast është bërë një shkyqje e shpejtë e reaktorit ndërsa shkaktar i kësaj ka qenë një çrregullim në pjesën jo radioaktive të stabilimentit.

Në përpjekjen për të startuar sërish reaktorin, dy ventila kanë reaguar me defekt. Dhe, sipas një zëdhënësi të centralit, kjo ka shkaktuar daljen automatike të reaktorit nga funksioni, shkuan srf.ch. Ngrohtësia e prodhuar nga centrali me këtë rast është transferuar përmes ventilëve.

E gjithë kjo ka shkaktuar një zhurmë që ka mundur të dëgjohet në rrethinën e centralit. Por, sipas përgjegjësve, këto zhvillime nuk kanë pasur asnjë ndikim negativ në ambient.