E-Diaspora
Autori i peticionit kundër dëbimit të kosovarit fiton çmimin për guxim qytetar
Më shumë se 8000 vizitorë kanë ndjekur të dielën koncertin jubilar “Leizig. Courage zeigen” (Lajpcig. Trego kurajë). Artistë si City, Natalie Avelon, Wincent Weis dhe Kerstin Ott kanë interpretuar hitet e tyre më të mëdhenj në Marktplatz të Lajpcigut dhe, të gjithë ata kanë hequr dorë nga honorari, shkruan tag24.
Prej 20 vitesh shoqata “Leipzig.Courage zeigen” organizon koncertin me karakter bamirësie. Fillimisht si shkas ishte një marshim i radikalëve të djathtë drejt monumentit të viktimave të luftës, transmeton albinfo.ch. Shoqata kështu vihej kundër ideologjisë së djathtë dhe angazhohej për demokraci e kurajë civile.
Shoqata po ashtu jep për çdo vit çmimin “Couragiert in Leipzig”. Këtë vit çmimi i është ndarë të riut Benjamin Heinsohn. Ai, një gjimnazist në Lajpcig, në shkurt të këtij viti ka iniciuar një peticion në të cilin kërkohet angazhimi kundër dëbimit të një nxënësi, shok i tij i shkollës, në Kosovë. “Luani duhet të mbetet këtu”, ka qenë titulli i peticionit. Falë nënshkrimeve të shumta, atij i qe vazhduar qëndrimi, fillimisht edhe për një muaj.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore "Suksesi im elektoral bazohet në masë të rëndësishme në mbështetjen e komunitetit shqiptar" thotë Arber Bullakaj... -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën -
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore











