Lajme
Gjermania po bëhet qendër baterish për automjetet elektrike
Gjermania mund të bëhet vendi më i rëndësishëm në Evropë për prodhimin e baterive për automjetet elektrike. Analizat nga Instituti Fraunhofer për Kërkimin dhe Inovacionin e Sistemeve (ISI) në Karlsruhe parashikojnë kapacitete të mundshme gjeneruese deri në 1.5 TWh në gjithë Evropën deri në fund të dekadës. Me pothuajse 0.4 TWh, qendrat e prodhimit në Gjermani mund të ofrojnë pjesën më të madhe.
“Ne po studiojmë planet për fabrikat e prodhimit të baterive në gjithë botën”, shpjegon Lukas Weymann nga Fraunhofer ISI në një intervistë për DW. “Që nga viti 2014, për shembull, në kuadër të studimeve të monitorimit të ruajtjes së energjisë, kemi parë nga afër Kinën, Gjermaninë, Francën, Japoninë dhe Korenë e Jugut. Ndërkohë monitorimi bëhet në shkallë globale”.
Kjo është arsyeja pse studiuesit e Karlsruhes kanë mundësi ta vendosin prodhimin në rritje të qelizave të baterive të Gjermanisë dhe Evropës në një kontekst global, thotë Weymann. Kështu, Evropa do të gjeneronte rreth një të katërtën e kapacitetit maksimal të prodhimit në botë.
Analizat tregojnë: sipas njoftimeve të prodhuesve aktivë të baterive në Evropë, kapacitetet prodhuese deri në 0,124 TWh mund të arrihen që gjatë vitit 2022. Deri në vitin 2025, këto kapacitete duhet të katërfishohen për të arritur më shumë se 0,5 TWh, madje edhe të dhjetëfishohen, për të arritur deri në 1.5 TWh deri në vitin 2030. Në teori, kjo do të bënte të mundur pajisjen e rreth 25 milionë automjeteve elektrike.
Për periudhën aktuale deri në vitin 2025, studiuesi parashikon një bum të madh, gjatë të cilit kapacitetet maksimale të prodhimit vjetor do të rriten me 50 deri në 100 për qind nga viti në vit.
Aktualisht, prodhuesit nga Kina, Japonia dhe Koreja e Jugut ofrojnë shumicën e baterive me litium-jon. Meqenëse planet për shndërrimin e energjisë dhe transportit, si dhe për largimin nga karburantet fosile po bëhen gjithnjë e më konkrete, zgjerimi i shpejtë dhe ndërtimi i vendeve të prodhimit të qelizave të baterive në Evropë janë gjithnjë e më shumë në qendër të vëmendjes./DW
E-Diaspora
-
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore "Suksesi im elektoral bazohet në masë të rëndësishme në mbështetjen e komunitetit shqiptar" thotë Arber Bullakaj... -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën -
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore













