Lajme
Austria vendos gjoba për të pavaksinuarit
Austria ka shpallur një plan për vaksinimin e detyrueshëm, dënimet për ata që refuzojnë
Shteti austriak ka prezantuar vaksinimin e detyrueshëm nga 1 shkurti. Në selinë e qeverisë është prezantuar sot projektligji për vendosjen e vaksinimit të detyrueshëm, shkruan agjencia kroate e lajmeve, Index, përcjell albinfo.ch.
Të gjithë qytetarët mbi 14 vjeç duhet të vaksinohen, me përjashtim të disa kategorive. Bëhet fjalë për gratë shtatzëna, personat që kanë janë infketuar me variantin Omicron në gjashtë muajt e fundit dhe personat me probleme shëndetësore që nuk duhet të vaksinohen. Duhet ta vërtetojnë me certifikatë.
Nënat, adoleshentët dhe të shëruarit kanë kohë deri në fund të muajit pas lindjes së fëmijës, ditëlindjen e 14-të ose 180 ditë pas shërimit për ta marrë dozën e parë të vaksinës.
Ligjvënësi parashikon që tri doza të vaksinës janë të detyrueshme. Detyrimi për marrjen e dozës së parë fillon më 1 shkurt. Vaksinimi i dytë duhet bërë jo më herët se 14 dhe jo më vonë se 42 ditë pas vaksinimit të parë, dhe vaksinimi i tretë duhet të bëhet jo më herët se 120 dhe jo më vonë se 270 ditë pas dozës së dytë.
Të gjithë ata mbi 14 vjeç që banojnë në Austri, të cilët nuk janë vaksinuar deri më tani, do ta marrin një letër nga ministri më 15 shkurt dhe më pas çdo tre muaj. Në letrën do t’u bëhet thirrje që t’i plotësojnë detyrimet e prapambetura deri në afatin e ardhshëm të vaksinimit.
Ata që refuzojnë të vaksinohen mund të paguajnë gjobë deri në 2400 euro në vit
Afati i parë i vaksinimit pas të cilit fillojnë dënimet është 15 marsi.
Gjoba për ata që nuk do të vaksinohen, pavarësisht detyrimit, në procedurë të shkurtuar është deri në 600 euro. Ata që nuk paguajnë një gjobë deri në 600 euro rrezikojnë të njëjtin gjobë çdo tre muaj, kështu që mund t’u rritet dënimi deri në 2400 euro në një vit.
E-Diaspora
-
Suedi
Mbrëmje festive në Stockholm: “Jehona” bashkon shqiptarët për Ditën e Pavarësisë Pavarësia e Kosovës festohet në Stockholm nga Shoqata “Jehona”... -
Baden
Baden-Austri: SHKA „17 Shkurti“ organizon të shtunën koncert për Pavarësinë e Kosovës -
Gjermani
Fatlume Bunjaku, zëri i ri i kinematografisë kosovare në skenën evropiane -
Pianisti kujton në sheshin e Mynihut fëmijët e vrarë gjatë luftës në Kosovë -
Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër uron muajin e Ramazanit
Jeta në Austri
-
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore Vjena zgjeron strehimoret për të pastrehët gjatë reshjeve të dendura të borës dhe nxit përdorimin e... -
Baden
Baden-Austri: SHKA „17 Shkurti“ organizon të shtunën koncert për Pavarësinë e Kosovës -
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur












