Maqedonia
Austria, pro anëtarësimit të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE
Në kuadër të vizitës së punës në Vjenë, ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, realizoi takim bilateral me ministrin Federal për Çështje Evropiane dhe Ndërkombëtare të Republikës së Austrisë, Alexander Schallenberg, njoftojnë nga MPJ, përcjell albinfo.ch.
MPJ u shpreh kënaqësi për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe mes dy vendeve, si dhe angazhimet e ndërsjella për forcimin e mëtejshëm të lidhjeve të forta miqësore, me theks në ekonominë si një nga shtyllat e marrëdhënieve mes dy vendeve, duke shprehur shpresë që Austria edhe në të ardhmen do të vazhdojë të mbetet një nga investitorët e huaj më të rëndësishëm në vendin tonë.
Ministri Osmani, duke shprehur mirënjohjen për mbështetjen e fuqishme dhe konsistente të Austrisë për integrimin evropian të vendit, informoi për situatën e fundit të brendshme politike në Maqedoninë e Veriut, si dhe për aktivitetet e ardhshme që vendi ynë duhet t’i ndërmarrë në kuadër të procesit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Nga MPJ theksojnë se ministri Shallenberg u shprehu i kënaqur për fillimin e negociatave dhe angazhimin e Maqedonisë së Veriut për zhbllokimin e procesit, duke dërguar mesazh se vendi i tij mbetet mbështetës i fuqishëm i anëtarësimit të të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.
U shkëmbyen mendime edhe për invazionin rus ndaj Ukrainës, duke i dënuar veprimet ushtarake ruse. Në këtë kontekst, ministri Osmani theksoi se Maqedonia e Veriut mbetet partner konstruktiv i BE-së në përgjigje ndaj krizës.
Në takim u diskutua edhe për avancimin e bashkëpunimit multilateral, me theks të veçantë në kryesimin e Maqedonisë me OSBE-në në vitin 2023.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Hapet shkolla shqipe në Lubjanë për fëmijët e diasporës Nisma realizohet nga Shoqata Shqiptare “Migjeni” me mbështetjen e Ambasadave të Shqipërisë dhe Kosovës... -
Iftari tradicional bashkon personalitete fetare, institucionale dhe diplomatike në Wil -
Lucern
Mbi 100 shahistë në turneun tradicional humanitar të shahut në Lucern -
Më 8 mars në Cyrih, panel mbi sfidat e grave në familje dhe shoqëri -
SVP, me 3700 nënshkrime kundër xhamisë së shqiptarëve në Schwyz
Jeta në Austri
-
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 Të dhënat e reja të Statistik Austria tregojnë më pak martesa dhe divorce në vitin 2025,... -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore -
Baden
Baden-Austri: SHKA „17 Shkurti“ organizon të shtunën koncert për Pavarësinë e Kosovës -
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra











