Lajme
Austria pritet të vendosë në izolim personat e pavaksinuar
Austria pritet të vendosë në izolim personat që nuk janë vaksinuar plotësisht kundër koronavirusit, pasi shkalla e infeksionit në vend shënoi rritje rekorde, transmeton albinfo.at.
Thuhet se provinca e Austrisë së Epërme do t’i vendosë kufizimet nga e hëna, nëse merr miratimin nga Qeveria federale. Salzburgu planifikon gjithashtu masa të reja.
Lidhur me këtë, kancelari Alexander Schallenberg tha se izolimi kombëtar për të pavaksinuarit është “ndoshta i pashmangshëm”.
Dy të tretat e njerëzve nuk duhet të vuajnë, sepse të tjerët hezitojnë të vaksinohen, tha ai.
Austria e Epërme, e cila kufizohet me Gjermaninë dhe Republikën Çeke, dhe ka një popullsi prej 1.5 milion banorësh, ka nivelin më të lartë të infeksionit me koronavirus dhe shkallën më të ulët të vaksinimit.
Në total, Austria regjistroi të enjten 11,975 raste të reja të të infektuarve dhe Komisioni për Koronavirus i këtij vendi paralajmëroi për një kërcënim që, siç tha, “duhet të merret seriozisht”.
Austria tashmë i ka ndaluar të pavaksinuarit të shkojnë në restorante, kinema, qendra skijimi dhe parukeri, por masat pritet të bëhen edhe më të vështira në Austrinë e Epërme.
Kancelari tha se izolimi për të pavaksinuarit do të thotë se ata nuk do të lejohen të dalin nga shtëpia, përveçse për arsye të domosdoshme, si shkuarja në punë ose blerja e ushqimeve./ REL
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











