Lajme
Austria planifikon të nisë vaksinimin për koronavirus në janar
Ja sa doza do të sigurohen

Është bërë e ditur se Austria planifikon të nisë fushatën e vaksinimit kundër koronavirusit në muajin janar, ka thënë Ministri i Shëndetësisë në këtë vend, Rudolf Anschober, transmeton albinfo.ch.
Sipas tij, më të moshuarit, grupet e rrezikuara dhe profesionistët shëndetësorë, do të vaksinohen të parët, transmeton AFP.
Po ashtu duhet theksaur se ky shtet do të sigurojë më shumë se 16 milionë doza të vaksinës përmes Bashkimit Evropian, i cili ka nënshkruar gjashtë kontrata me furnizuesit, sipas Clemens Martin Auer, që koordinon përgjigjjen e Ministrisë së Shëndetësisë së Austrisë ndaj pandemisë.
“Ka shumë mundësi që të nisim në janar”, ka thënë ministri Anschober.
“Qëllimi ynë është që të vaksinojmë të paktën 50 për qind të popullsisë”, ka thënë ai në një konferencë për media, duke shtuar se fushata mund të kushtojë rreth 200 milionë euro.
Auer, që është nën-president i Komitetit të BE-së për blerje të vaksinave, ka thënë edhe se:
“Ne natyrisht se do të fillojmë me njerëzit më të vjetër, me ata mbi moshën 65-vjeçare, në veçanti me banorët e shtëpive të kujdesit, si dhe ata që punojnë aty”.
“Grupi i dytë i shënjestruar përbën sektorin shëndetësor dhe grupet e rrezikuara”.
Sipas tij, vaksinat për grupet jo të rrezikuara, do të jenë të disponueshme rreth muajit prill.
Aktualisht, gjatë valës së dytë të pandemisë, Austria do të nisë testimin në masë, në fillim të muajit dhjetor.
Autoritetet austriake kanë regjistruar të martën, 4,377 raste pozitive, për dallim nga 5,984 shtatë ditë më parë, kur ky shtet ka pasur një prej shifrave më të larta të të infektuarve për kokë banori në nivel botëror.
Numri i të vdekurve një ditë më parë ka qenë 118.
Sipas kufizimeve të reja, që kanë nisur së aplikuari nga muaji nëntor, restorantet dhe baret, hotelet, organizimet sportive dhe ato kulturore, janë ndalur, ndonëse numri i të infektuarve ka vazhduar të rritet. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nga gushti i vitit të ardhshëm, Italia heq kartën e identitetit fizikë, preken edhe shqiptarët Raportohet se nga 3 gushti 2026, kartat e identitetit fizike (në letër) të lëshuara në Itali...
-
4 milionë euro për policen e sigurimeve për mërgimtarët, vlerësohet vendim i padrejt
-
Nga 1 korriku, Aeroporti i Prishtinës nis fluturime të rregullta drejt Lionit
-
Detaje të reja rreth vrasjes së 25-vjeçarit shqiptar në Itali
-
Shkodran Osmanaj performon në Festival d’Aix-en-Provence me Orkestrën Bayerische Rundfunk
Jeta në Austri
-
Subvencionet mbi 1,500 euro do të bëhen publike në Austri nga shtatori Austria po ndërmerr një hap të rëndësishëm drejt transparencës me hyrjen në fuqi të një ligji...
-
Vala e të nxehtit në Austri nxit masa emergjente
-
Austria synon të shtyjë punonjësit mbi 60 vjeç të qëndrojnë më gjatë në punë
-
Austri: Frikë nga turizmi lakuriq nga Zvicra
-
Austri: Një projekt i ri pilot synon mësimin e gjuhës gjermane fëmijëve migrantë në kopsht