Lajme
Austria, në prag të valës së dytë të Covid-19
Kancelari Kurz ka bërë të ditur se numri i infeksioneve në Austri mund të rritet deri në 1 mijë raste në ditë.
Austria po përjeton fillimin e një vale të dytë të infeksioneve me koronavirus. Kështu ka thënë kancelari Sebastian Kurz, ndërsa numri i rasteve të reja po shënon rritje, shkruajnë mediat e huaja. Nga e premtja deri të shtunën, kombi Alpin me gati nëntë milionë banorë raportoi 869 raste të reja – më shumë se gjysma e atyre në kryeqytetin e Austrisë, në Vjenë.
Kancelari Kurz ka bërë të ditur se numri i infeksioneve në Austri mund të rritet deri në 1 mijë raste në ditë.
“Ajo që po përjetojmë është fillimi i valës së dytë”, citohet të ketë thënë kancelari Kurz në një deklaratë. Ai u ka bërë thirrje popullatës që të përmbahen ndaj masave anti-virus dhe të zvogëlojnë kontaktet shoqërore.
Nga dita e hënë, në Austri janë rikthyer masat për mbajtjen e maskave në secilin dyqan, ndërkohë po nga e hëna të gjithë qytetarët e Vjenës që udhëtojnë për në Zvicër duhet t’i nënshtrohen 10 ditë karantinë (vetizolim), shkruan Albinfo Austria.
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste









