Koronavirusi: çast pas çasti
Austria largon masat dhe rihap kufirin me Italinë
Nga 16 qershori, Austria do të mirëpresë udhëtarë nga 31 vende pa kufizime.
Austria njoftoi të mërkurën se do të rihapë kufirin me Italinë nga data 16 qershor dhe se do të lejojë udhëtimin e lirë nga shumica e vendeve evropiane, po nga kjo datë.
Javën e kaluar, ajo i ka hequr kufizimet në udhëtim për disa shtete fqinje, por e ka përjashtuar Italinë – njërin nga vendet e goditura më së keqi nga pandemia e koronavirusit në Evropë.
“Po, po e hapim kufirin. Për shembull, udhëtimi në Itali, Greqi, Kroaci do të jetë i mundur”, tha ministri i Jashtëm i Austrisë, Alexander Schallenberg, në një konferencë për media në Vjenë.
Përjashtime janë Suedia, Spanja, Portugalia dhe Mbretëria e Bashkuar, tha Schallenberg.
Udhëtarët nga këto vende do të duhet të kenë test negativ për koronavirus ose t’i nënshtrohen karantinës për dy javë.
Suedia është në listë për shkak të rritjes së shpejtë të numrit të të infektuarve me koronavirus në ditët e fundit, tha ministri austriak i Shëndetësisë, Rudolf Anschober.
Sipas tij, edhe Portugalia ka numër në rritje të rasteve, ndërsa Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar janë në mesin e vendeve me numrin më të lartë të të infektuarve.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar Gjatë vitit të kaluar, mërgimtarët kanë transferuar rreth 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut, shifër... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












