Integrimi
Austria kërcënon azilkërkuesit kosovarë me gjobë 7500 euro!
Përveç ndalimit të hyrjes në zonën e Shengenit, qëndrimi i kundërligjshëm mund të dënohet me gjobë administrative deri në 7 mijë e 500 euro

Ministrja e integrimeve evropiane, Vlora Çitaku dhe ambasadori austriak në Kosovë, Johann Brieger kanë bërë të ditur se kërkesat e kosovarëve për azil nuk mund të njihen as nga Austria. Ajo shpreson se kur Kosova do të fitojë liberalizimin e vizave, numri i azilkërkuesve do të jetë shumë më i vogël, ka thënë sot në një konferencë për shtyp të mbajtur së bashku me ambasadorin austriak në Prishtinë.
Ambasada Austriake shpreh keqardhjen që sërish qytetarë të Kosovës përmes premtimeve të rreme nxiten të marrin rrugëtime të kushtueshme dhe të pa rezultate në drejtim të Austrisë. Ambasadori Jahann Brieger tha në konferencën e përmendur se në Austri nuk ka gjasa për njohjen e kërkesave të azilit për qytetarët e Kosovës. Madje ai ka shpjeguar pasojat që bart një azilkërkues kosovar .
“Procedurat e azilit do të përshpejtohen dhe shqyrtohen brenda një jave, vendimet do të jenë negative dhe ndërlidhen me kthim prapa, i cili do të jetë i vlefshëm për 18 muaj. Një udhëtim i ri për në Austri gjatë kësaj periudhe nuk do të jetë i mundshëm. Për këta persona mund të shqiptohen edhe masa afatgjate ndalimit të hyrjes në zonën e Shengenit. Qëndrimi i kundërligjshëm është i dënueshëm me gjobë administrative prej 100 deri në 7 mijë e 500 euro” , tha ambasadori Brieger.
Kërkesa për punë dhe pranimi eventual në një veprimtari pune nuk janë bazë për njohjen e kërkesës së azilit, ka përsëritur ambasadori austriak, shkruan rtklive.com.
Por, edhe Ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku ka shpjeguar se azili nuk është opsion. “Unë e di që qytetarët tanë kanë pasur mjaft durim, bile shumë durim shpesh herë, e unë po i ftoj edhe për pak durim, sepse nuk është opsion. Nuk është më. Askujt nga Kosova nuk i jepet më azil. Kosova nuk është më vend krize, nuk është vend ku shkelen të drejtat e njeriut mbi baza racore, gjinore, etnike apo orientimit seksual”, tha ajo.
Ministrja Çitaku tha se ndonëse Serbia nuk është destinacion për azilkërkuesit por vetëm shërben si vend transit, ajo duhet t’i kontrollojë më mirë kufijtë dhe të bashkëpunojë më mirë me organet e rendit. Ajo po ashtu, tha të ketë kërkuar nga EULEX-i që të t’i bashkohet përpjekjeve të Policisë së Kosovës që të ndalojë grupet kriminale që trafikojnë kosovarët.
E-Diaspora
-
Dr. Kaltrina Zahiti: Për një trajtim më të përgjegjshëm të syve Rekomandoj kontrolle të rregullta të fëmijëve, gjithsesi para hyrjes në shkollë. Shumë sëmundje mund të shërohen...
-
Gjermani: Arrestohet mërgimtari në trenin Euro-City, kishte dokumente false
-
Burgim i përjetshëm për shqiptarin, ka vrarë bashkatdhetarin e tij
-
Si mund të votojnë shqiptarët jashtë vendit për Shqipërinë në Eurovision 2025?
-
Nga Suedia, Rina Januzi nominohet në “Netët e Klipit Shqiptar 2025”
Jeta në Austri
-
Pesë mënyra se si mund të kurseni para kur blini ushqim në Austri Nga pazaret e tregut te programet e besnikërisë së supermarketeve, ka shumë mënyra për t’i bërë...
-
Vjena sheh rritje 30% të rasteve të mbidozës së drogës tek adoleshentët
-
Gjërat që nuk mund t’i mbani në makinën tuaj në Austri
-
Austriakët arritën rekord prej 27.5 milionë udhëtime pushimesh
-
Domethënia e zgjedhjeve të Vjenës për të huajt, sezoni i alergjive dhe ngjarjet kryesore të javës në Austri