Shqipëria
Austria jep 600 mijë euro ndihmë për Shqipërinë
Tërmeti në Shqipëri ishte më i rëndi në dekadat e fundit
Pas tërmetit të rëndë në Shqipëri, Qeveria austriake ka ndarë 600,000 euro ndihmë. Me fondin e Agjencisë Austriake për Zhvillim do të bëhet e mundur rindërtimi i shtëpive të shkatërruara dhe strehimi i familjeve nga ditët e ftohta dimërore që do të vijnë, njofton Ministria e Jashtme e Austrisë. Shqipëria ka qenë një vend partner i bashkëpunimit austriak për zhvillim që nga viti 1992, raporton albinfo.ch.
“Austria dhe Shqipëria kanë miqësi bashkëpunimi me dekada”, ka thënë kancelarja austriake Brigitte Bierlein në një deklaratë. “Kompanitë austriake janë ndër investitorët më të mëdhenj në Shqipëri dhe ne e mbështesim Shqipërinë përmes bashkëpunimit të zhvillimit edhe si kandidate e BE-së”, shkruajnë mediat austriake.
Tërmeti në Shqipëri ishte më i rëndi në dekadat e fundit. Sipas të dhënave të publikuara deri tani numri i viktimave ka shkuar në 40, ndërsa mbi 650 të tjerë janë të plagosur. Tërmeti i madhësisë 6.4 ka ndodhur në qytetin e Durrësit dhe Thumana. Dëmtime të mëdha u shkaktuan në gjithë Shqipërinë perëndimore.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës Katër fëmijë në rrugë: drama e një familjeje shqiptare në Francë... -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











