Lajme
Mbyllet fshati austriak, shkak rastet e koronavirusit të Afrikës së Jugut
Një fshat në Tirol do të mbyllet plotësisht për të gjithë, përveç udhëtarëve, për të paktën një javë për të përmbajtur përhapjen e variantit të koronavirusit të Afrikës së Jugut
Fshati austriak Mayrhofen në Zillertal do të mbyllet, pasi atje u gjetën 29 raste të mutacionit të koronavirusit të Afrikës së Jugut.
Tani ekzistojnë 42 raste aktive pozitive të koronavirusit midis 4,000 banorëve të fshatit. Kushdo që dëshiron të largohet nga Mayrhofen, do të duhet të tregojë një test negativ PCR jo më të vjetër se 72 orë, përcjell albinfo.at.
Të gjithë banorët do të testohen dy herë, duke përdorur një test PCR midis të premtes dhe të mërkurës, shkruan The Local.
Shkollat do të qëndrojnë të mbyllura deri të mërkurën dhe do të kalojnë në mësimin në distancë. Dyqanet do të mbyllen, përveç dyqaneve ushqimore, farmacive.
Masat e izolimit vijnë pasi të dy kopshtet e Mayrhofen dhe Shkolla e Mesme e Re raportuan raste të koronavirusit, të paktën një, me një dyshim për variantin “Afrika e Jugut”.
Autoritetet tashmë presin që numri i rasteve të koronavirusit të Afrikës së Jugut të rritet ndjeshëm në ditët në vijim.
Vendimi për të mbyllur fshatin u vendos në një takim të task forcës tirol të mërkurën në mëngjes për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të infeksioneve nëpër rajone.
Për herë të parë kërkesa për maskë FFP2 do të shtrihet në “vendet publike të përcaktuara” në të gjithë rrethin Schwaz, pas legjislacionit të ri nga Ministria e Shëndetësisë. Diskutimet janë ende në vazhdim e sipër për mënyrën se si duhet të implementohet.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ramë Dardania merr pjesë në festivalin ndërkombëtar të artit, në Kotor “Për mua është shumë domethënëse që emri Dardania të jetë aty, në zemër të Kotorit, përkrah... -
Mbi 8 vjet burg për 23-vjeçarin nga Kosova në Danimarkë, ja për çfarë u dënua -
Dy shtetas të Kosovës arrestohen në Gjermani pas vjedhjes në një farmaci -
Në Aarau u shënua përvjetori i dhjetë i shenjtërimit të Nënë Terezës -
Kumbaro u bën thirrje prindërve në diasporë: Regjistroni fëmijët në shkollat shqipe
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?













